Shqiptarit i bllokohet llogaria me mbi 500 mijë dollarë

Shqiptarit i bllokohet llogaria me mbi 500 mijë dollarë

Policia e Vlorës në bashkëpunim me prokurorinë kanë ekzekutuar sekuestrimin preventiv të një llogarie bankare me vlerë 531 mijë dollarë në një bankë të nivelit të dytë, për llogari të një hetimi për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Personi ndaj të cilit zhvillohen këto hetime është pronari i […]

Policia e Vlorës në bashkëpunim me prokurorinë kanë ekzekutuar sekuestrimin preventiv të një llogarie bankare me vlerë 531 mijë dollarë në një bankë të nivelit të dytë, për llogari të një hetimi për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Personi ndaj të cilit zhvillohen këto hetime është pronari i një rrjeti restorantesh në qytetin e Vlorës dhe Tiranës, shkruajnë mediat shqiptare.

Nga hetimet e kryera kanë lindur dyshime se pas disa transaksioneve bankare të pajustifikuara për shitjen e një prone të paluajtshme në Tiranë mes personit në hetim dhe një shtetasi amerikan, fshihen tentativa për pastrim të parave, origjina e të cilave është e dyshimtë me prejardhje kriminale.

Sipas prokurorisë, mes shtetasit shqiptar që është nën hetim dhe shtetasit amerikan që ka transferuar paratë në Shqipëri, nuk ekziston asnjë lloj kontratë shitblerje apo porosie të ndonjë prone të paluajtshme.

Në bazë të hetimeve të kryera nga prokuroria e Vlorës dhe kërkesës së saj, gjykata e qytetit bregdetar vendosi në datë 9 gusht për sekuestrimin preventiv të llogarisë bankare me një vlere prej 531 mijë dollarësh, deri në përfundimin e plotë të hetimeve për këtë çështje./tch

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?