Shqipëria rrit përdorimin e vajit të palmës, ja statistikat për vit…

Shqipëria rrit përdorimin e vajit të palmës, ja statistikat për vit…

Importet e vajit të palmës në fund të 2016 arritën mbi 2.7 milionë kilogramë duke u rritur me 10.5 % krahasuar me një vit më parë, duke arritur një nivel rekord. Të dhënat zyrtare të Doganave tregojnë për një tendencë të fortë rritjeje të paktën që nga viti 2014 kur importet regjistruan vlerën 984 mijë […]

Importet e vajit të palmës në fund të 2016 arritën mbi 2.7 milionë kilogramë duke u rritur me 10.5 % krahasuar me një vit më parë, duke arritur një nivel rekord.

Të dhënat zyrtare të Doganave tregojnë për një tendencë të fortë rritjeje të paktën që nga viti 2014 kur importet regjistruan vlerën 984 mijë kilogram.

Bazuar në statistikat e popullsisë, konsumi i vajit të palmës arriti në gati1 kg për frymë në vitin 2016, nga vetëm 20 gram për frymë që llogaritej në vitin 2000.

Importi i vajit të palmës ka shënuar rritje të fortë që pas vitit 2006, duke rënë vetëm një vit, në 2014-n.

Vendet nga importojmë

Por cilat janë vendet nga ku Shqipëria importon vajin e palmës. Të dhënat zyrtare të Doganave tregojnë se 38% e këtij produkti importohet nga Malajzia kurse nga Indonezia vjen të paktën 36% e totalit. Një peshë më të ulët zënë importet nga Greqia me 22 për qind dhe në fund Italia me vetëm 4 për qind.

Statistikat globale tregojnë se Malajzia dhe Indonezia llogariten për rreth 90% të prodhimit global të vajit të palmës dhe eksporteve, të favorizuara nga shirat tropikale.

Për çfarë përdoret

Vaji i palmës dhe fraksionet e saj janë të njohura në një seri sektorësh. Nga studime të ndryshme që janë bërë në botë është dalë në përfundimin se të paktën 50% e artikujve në raftet e marketeve kanë në përbërje vajin e palmës ose njërin nga fraksione e tij.

Lista e sektorëve që e përdorin këtë produkt është e gjatë dhe nis nga zinxhiri i ushqimit të shpejtë,  produktet e kozmetikës dhe të kujdesit ndaj vetes, energji, ushqimi i kafshëve, në farmaceutikë, industria e shërbimit dhe industria ushqimore.

Gjithsesi në çdo rast në paketimet e ushqimeve apo produkteve që kanë përmbajtje të vajtit të palmës bëhet me dije përmbajtja duke i lënë në dorë konsumatorit zgjedhjen nëse do ta konsumojë apo jo.

Precedenti me vajin e palmës në Shqipëri

Gjatë këtij viti u hap një debat i gjerë për përdorimin e vajit të palmës në produktet të bulmetit të prodhuara në Shqipëri. Nga analizimi i mostrave të disa produkteve rezultoi që përmbajtja në vaj palme të ishte dukshëm i lartë çka vuri në lëvizje institucionet në vend.

Po që nga koha e kësaj fushate e deri më tani nuk është dhënë ndonjë detaj mbi pretendimet e ngritura në treg për përdorim të lartë të vajit të palmës, shkruan Monitor.

Efektet e vajit të palmës

Vaji i palmës është dy llojesh, i prodhuar nga fruti i palmës dhe i prodhuar nga fara e frutit.

Në të dyja rastet vaji i palmës ka disa efekte tipike për të cilat mjekët herë pas herë rekomandojnë gjetjen e vajrave më të shëndetshëm.

Ka me dhjetëra studime që ngrenë teza mbi efektet negative por shfaqja më tipike lidhet me faktin që vaji i palmës ju bën të shtoni më shumë kilogram, ka më shumë kalori dhe yndyrë, mund të rrisë nivelet e kolesterolit.

Por ashtu siç ka efekte negative nëse përdoret në formën e tij më të mirë dhe me përmasa të moderuara mund të ketë edhe përfitime pozitive shëndetësore

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?