Shqetësuese: Pesëmbëdhjetë vende të BE-së rrezikohen nga insekticidi helmues fipronil (Video)

Pesëmbëdhjetë vende të BE-së, si Hong Kongu dhe Zvicra në tregun e tyre kanë vezë të kontaminuara me insekticidin fipronil, thotë Komisioni Evropian. Komisioni Evropian do të mbajë një takim të rregullt më 26 shtator me ministrat. Shefi i sigurisë së ushqimit i ka bërë thirrje vendeve të ndalojnë së “fajësuari dhe turpëruari” njëri tjetrin. […]
Komisioni Evropian do të mbajë një takim të rregullt më 26 shtator me ministrat. Shefi i sigurisë së ushqimit i ka bërë thirrje vendeve të ndalojnë së “fajësuari dhe turpëruari” njëri tjetrin.
Vezët të cilët kanë ardhur kryesisht nga Holanda, është gjetur një pesticid i dëmshëm që është i ndaluar nga BE-ja në përdorimin e industrisë ushqimore.
“Fajësimi dhe turpërimi nuk do të na sjellë askund, dhe unë do të ndalojë këtë”, tha Vytenis Andriukaitis – Komisioneri Evropian për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore.
“Në fillim duhet të jenë gjërat kryesore. Puna jonë e përbashkët dhe prioriteti ynë tani është të menaxhojmë situatën, të mbledhim informacionin, të përqendrohemi në analizën dhe mësimet që i kemi marrë nga ky rast për të përmirësuar sistemin tonë dhe për të parandaluar veprimtarinë kriminale”, shtoi ai.
Të enjten, hetuesit holandezë arrestuan dy vetë për të cilët dyshohet se ata e kishin përdorur insektocidin frinopil në vezë, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.
Supermarketet në Belgjikë, Holandë dhe Gjermani kanë tërhequr miliona vezë nga shitja.
Të premten ministri francez i bujqësisë Stéphane Travert tha se rreth 250,000 vezë të prekura ishin shitur në vend që nga prilli, duke shtuar se të gjitha produktet që përmbajnë vezë nga fermat e kontaminuara do të hiqen nga raftet e dyqaneve ushqimore.
Mendohet se fipronil, i cili përdoret për të vrarë morrat dhe rriçrat në kafshë, u përdor si dezinfektues në disa ferma të pulave në Holandë, Belgjikë dhe Gjermani.
Ky insekticid mund të dëmtojë veshkat e njerëzve, gjëndrat e mëlçisë dhe tiroides nëse ato kanë një sasi të madhe në ushqim.
Holanda është prodhuesi më i madh i vezëve në Evropë dhe një nga eksportuesit më të mëdhenj të vezëve dhe produkteve të vezëve në botë./Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=Bg0jeKmjQ9A












