Shpend Ahmeti bën homazhe tek arkivoli i Rexhepit (Foto)

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kryer homazhe tek arkivoli i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, i vendosur për nderime në hollin e Kuvendit të Kosovës. Ahmeti, homazhet i ka kryer i shoqëruar nga deputeti i VV’së Smajl Kurteshi, raporton Gazeta Express. Ndryshe, pas lajmit për vdekjen e Bajram Rexhepit, Shpend Ahmeti kishte treguar se me […]
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kryer homazhe tek arkivoli i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, i vendosur për nderime në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Ahmeti, homazhet i ka kryer i shoqëruar nga deputeti i VV’së Smajl Kurteshi, raporton Gazeta Express.
Ndryshe, pas lajmit për vdekjen e Bajram Rexhepit, Shpend Ahmeti kishte treguar se me të ka pasur mospajtime të mëdha politike.
“Në politikë kemi patur mospajtime të mëdha. Besoj se rolin e secilit individ do ta vlerësojnë gjeneratat e ardhshme e historianët. Por sot mbi krejt tjerat, ngushëllime për familjen e Bajram Rexhepit”, kishte shkruar Ahmeti në facebook.













