Shkupit dhe Beogradit u vjen një thirrje nga Brukseli: Tregohuni të përmbajtur

Shkupit dhe Beogradit u vjen një thirrje nga Brukseli: Tregohuni të përmbajtur

“Komisioni Evropian i ka thirrur autoritetet e Shkupit dhe Beogradit të tregojnë përmbajtje dhe në rrugë paqësore t’i zgjidhin çështjet në lidhje me tërheqjen e personelit të Ambasadës së Serbisë nga Shkupi”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, pas incidentit diplomatik mes Serbisë dhe Maqedonisë. “Presim që të dyja palët të tregojnë përmbajtje dhe […]

“Komisioni Evropian i ka thirrur autoritetet e Shkupit dhe Beogradit të tregojnë përmbajtje dhe në rrugë paqësore t’i zgjidhin çështjet në lidhje me tërheqjen e personelit të Ambasadës së Serbisë nga Shkupi”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, pas incidentit diplomatik mes Serbisë dhe Maqedonisë.

“Presim që të dyja palët të tregojnë përmbajtje dhe të gjejnë zgjidhje në mënyrë paqësore, në frymën e fqinjësisë së mirë”, thotë Kocijançiç.

Incidenti diplomatik i papritur, sipas autoriteteve serbe erdhi si pasojë e informatave të tyre se, siç thonë ata, kanë dëshmi për veprime ofensive të inteligjencës në Maqedoni kundër Serbisë.

Qeveria e Maqedonisë nëpërmjet një kumtese deklaroi se, Maqedonia gjithmonë do t’i ndjek interesat e saj dhe do të bashkëpunojë për fqinjësi të mirë duke mos u përzier në kontestet e shteteve.

“Republika e Maqedonisë zhvillon marrëdhënie miqësore me të gjithë vendet fqinje. Kur ekzistojnë çështje të hapura senzitive mes dy fqinjëve tanë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, gjithmonë do t’i ndjek interesat e shtetit ndaj parimeve të fqinjësisë së mirë të bashkëpunimit rajonal dhe mospërzierjes në kontestet mes shteteve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë, pas vendimit të Beogradit që ta tërheq personelin e Ambasadës së Serbisë në Maqedoni, pas dërgesës së notës, pa i sqaruar arsyet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, premtoi se do të vazhdojnë raportet e mira miqësore, ndërkaq ky akt është v etëm “përgatitje për mbrojtje të miqësisë mes dy vendeve”, pas ardhjes së Qeverisë së re.

“Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë raporte miqësore të Beogradit me Shkupin. E jona është që njerëzit tanë të jenë të përgatitur dhe të gatshëm për mbrojtjen e miqësisë së serbëve dhe maqedonasve, por kemi edhe njohuri se si është të veprohet në një ambient të ri, i cili për ne nuk ishte i njohur deri para disa muajsh”, tha Vuçiq, duke premtuar se rasti do të qartësohet në 10 ditët e ardhshme

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, premtoi se së përfaqësuesit diplomatik do të kthehen në Shkup së shpejti, ndërkaq ambasadorja pak më vonë, ndërkaq edhe paralajmëroi edhe ndryshime në përbërjen diplomatike.

Marrëdhëniet diplomatike mes Maqedonisë dhe Serbisë disa herë janë prishur si pasojë e njohjes së Kosovës nga ana e Maqedonisë

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?