Shkoi në spital për të sjellë në jetë vajzën e tretë, por ja çfarë i ndodh (Foto)

Shkoi në spital për të sjellë në jetë vajzën e tretë, por ja çfarë i ndodh (Foto)

Një nënë e tre fëmijëve ka humbur jetën në mënyrën më bizare të mundshme në një spital, vetëm disa minutave pasi kishte sjellë në jetë foshnjën, shkruan The Sun. Këtë grua të pafat  ashensori i spitalit e ka ndarë në dysh, kurse lajmi për këtë ngjarje të tmerrshme ka shokuar botën, transmeton Telegrafi. Rosio Cortez […]

Një nënë e tre fëmijëve ka humbur jetën në mënyrën më bizare të mundshme në një spital, vetëm disa minutave pasi kishte sjellë në jetë foshnjën, shkruan The Sun.

Këtë grua të pafat  ashensori i spitalit e ka ndarë në dysh, kurse lajmi për këtë ngjarje të tmerrshme ka shokuar botën, transmeton Telegrafi.

Rosio Cortez Nunez 25-vjeçe ka vdekur derisa ajo po transportohej me karrocë për një ashensor, i cili u ndal në mes të katit të dytë dhe të tretit në spitalin Virgen de Valme në Sevila të Spanjës.

Mediat lokale raportojnë se si babai i saj është dëgjuar duke qarë e bërtitur: “E kanë mbytur. Bija ime është mbytur”. Rosio kishte tre fëmijë Carmen 5-vjeçe, Rosio 4-vjeçe si dhe vajzën e porsalindur Trijuana.

Kjo nënë e re po bartej në një repart tjetër të gjinekologjisë pasi kishte dalë nga salla e operacionit, ku përmes ndërhyrjes cezariane solli në jetë vajzën. Ajo me një fjalë është ndarë në dysh nga ashensori i këtij spitali.

Ekipeve të zjarrfikësve u janë dashur mbi dy orë që gjejnë trupin e saj, duke marrë parasysh se koka e saj kishte ngecur mes dy kateve.

Bashkëshorti i saj Hose Gaspar,  ka deklaruar për mediat spanjolle se ky rast nuk do të mbyllet me kaq, pasi që fatin e Rosio mund ta ketë dikush tjetër nesër.

Lidhur me këtë rast dhe hetimet që janë duke u kryer është prononcuar edhe ministri i shëndetësisë i cili e ka quajtur “vdekjen e pazakontë dhe tragjike”.

Ai ka pranuar se ashensori kishte kaluar të gjitha testet e sigurisë gjatë javës së kaluar. /Telegrafi/

 

 

 

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya