Shkoi me gruan në varrim, e tmerrshme çka i bëjnë hajnat biznesmenit në shtëpi

Shkoi me gruan në varrim, e tmerrshme çka i bëjnë hajnat biznesmenit në shtëpi

I grabisin kasafortën me 30 mijë euro biznesmenit të ndërtimit. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në qytetin e Korçës, ku grabitësit janë larguar me kasafortën, brenda së cilës ndodhej një shumë e majme monetare. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në lagjen 6, ku autorët e grabitjes kanë përfituar nga momenti kur në banesën […]

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në lagjen 6, ku autorët e grabitjes kanë përfituar nga momenti kur në banesën dy katëshe nuk ndodhej asnjë person.

Në denoncimin e bërë në Polici, biznesmeni 60-vjeçar A.Sh., nuk ka saktësuar shumën që i është grabitur, duke deklaruar se bëhet fjalë për një shumë prej mbi 30 mijë euro, shkruan “Panorama”.

Ndërkohë nga ana tjetër, biznesmeni ka saktësuar se grabitja ka ndodhur gjatë kohës kur ai bashkë me bashkëshorten e tij ndodheshin larg shtëpisë, pasi po merrnin pjesë në një ceremoni mortore.

Banesa e biznesmenit të ndërtimit, i cili zhvillon aktivitetin e tij privat në qytetin e Korçës u grabit gjatë orëve të pasdites së djeshme ndërsa ende nuk dihet se cilët mund të jenë autorët.

“Më datë 17.08.2017, në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi A.Sh, 60 vjeç, banues në Korçë, i cili ka bërë kallëzim se persona të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e tij në lagjen nr. 6 dhe kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës ky shtetas, dyshohet të ketë pasur një shumë të konsiderueshme parash. Sqarojmë se kur ka ndodhur ngjarja, pronari nuk ndodhej në banesë”, bën të ditur zyrtarisht Policia.

Vetë biznesmeni që ishte viktimë e grabitjes nuk ka pranuar që të japë më shumë detaje për rrethanat e ngjarjes duke ia lënë në dorë Policisë zbardhjen e grabitjes.

Sipas të dhënave, grabitësit kanë përfituar nga momenti që familjarët nuk ndodheshin në banesë dhe pasi kanë depërtuar brenda ambienteve ata kanë përvetësuar kartëmonedhat, të cilat ndodheshin brenda në kasafortë. Sipas të dhënave, të paktën 30.000 euro ndodheshin në kasafortën e biznesmenit të fushës së ndërtimit, të cilët autorët e grabitjes e kanë marrë bashkë me paratë.

Pas rikthimit në banesë, ka qenë vetë biznesmeni, i cili ka konstatuar vjedhjen dhe i është drejtuar Komisariatit të Policisë duke bërë kallëzim se persona të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e tij në lagjen nr.6 dhe kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës ai kishte pasur një shumë të konsiderueshme parash.

Pas denoncimit të ngjarjes, blutë e juglindjes kanë nisur hetimet, por pa mundur ende të gjejnë autorët.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?