Shkëlzen Maliqi kërkon rikyçje të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

Shkëlzen Maliqi kërkon rikyçje të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

Publicisti Shkelzen Maliqi, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se ndërrimi i formatit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund ta dinamizojë procesin, që ka vendnumëruar për një kohë. Ai ka deklaruar se Kosova dhe Serbia arsyet për këtë formatim i kanë krejt të ndryshme, njofton Klan Kosova. “Dialogu është stërzgjatur. Nuk ka qenë […]

Publicisti Shkelzen Maliqi, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se ndërrimi i formatit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund ta dinamizojë procesin, që ka vendnumëruar për një kohë.

Ai ka deklaruar se Kosova dhe Serbia arsyet për këtë formatim i kanë krejt të ndryshme, njofton Klan Kosova.

“Dialogu është stërzgjatur. Nuk ka qenë e paraparë të zgjasë kaq shumë. Pas marrëveshjeve të Brukselit jemi duke vendnumëruar”.

“Ideja e riformatimit ka qenë e lidhur me formën e përfaqësimit të Serbisë, që ka pasur shumicën e kohës njëfarë dualizmi. Përfaqësuesit serb gjithmonë janë ankuar në format dhe ka qenë përpjekja e Aleksandar Vuciq që të sigurojë sa më shumë pushtet, por që njëkohësisht është i vetmi njeri atje që mund të garantojë cuarjen e procesit përpara – pra ta heqë Kosovën nga kushtetuta e Serbisë”.

“Te Kosova ideja e riformatimit është tjetër dhe vie më shumë nga opozita, që deri vonë e ka kundërshtuar dialogun dhe marrëveshjet e arritura”.

“Ideja e shpalosur nga presidenti Hashim Thaci është ndërtuar mbi bazën e një përfaqësimi më të gjerë, që duke e përshtatur, do të fusë edhe opozitarë, edhe njerëz nga shoqëria civile”.

“Mund të kemi edhe një rikyçje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në formë më aktive në këtë dialog. Nga ana tjetër Brukseli është i interesuar që këtë pjesë të Ballkanit ta integrojë përgjatë një procesi”. /klankosova.tv

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?