Shiu i djeshëm në Prishtinë nuk shkaktoi dëme materiale

Shiu i djeshëm në Prishtinë nuk shkaktoi dëme materiale

Shiu i furishëm që e kaploi ditën e djeshme qytetin e Prishtinës nuk ka shkaktuar dëme materiale për banorët e kryeqytetit, përveç disa mbyllje të pusetave dhe vështirësive në trafik. Drejtori i Inspeksionit të komunës së Prishtinës, Sali Zyba për KosovaPress, ka thënë se në qendrën e thirrjeve telefonike janë regjistruar tetë thirrje nga qytetarët […]

Drejtori i Inspeksionit të komunës së Prishtinës, Sali Zyba për KosovaPress, ka thënë se në qendrën e thirrjeve telefonike janë regjistruar tetë thirrje nga qytetarët e kryeqytetit dhe kryesisht kanë qenë probleme me mbyllje të pusetave, akumulim të sasisë së ujit dhe vështirësi në komunikacion.

“Pas vërshimeve të djeshme të sasisë të konsiderueshme që kanë rënë të reshurave dje kemi marrë disa thirrje qytetare por asnjëra nga këto nuk është  shqetësim për qytetarët, janë 8 thirrje telefonike kryesisht në qendrat e thirrjes që kanë ardhur, janë të regjistruara kryesisht për mbyllje pusetash, për akumulim apo koncentrim të sasisë së ujit dhe për vështirësitë në trafik në disa raste, në të kundërtën nuk është regjistruar as nga qytetarët, as nga zyrtarët çoftë nga policia apo organet tjera që ka ndonjë dëmtim çoftë të pronës , çoftë format tjera”, tha ai.

Sipas Zybës, pjesët më të prekura nga reshjet e shiut të djeshëm ka qenë qendra e qytetit, disa rrugë që ka prurje prej rrugicave të  tjera, dhe infrastruktura e vjetruar ka ndikuar që të ketë vërshime të rrugëve nga uji.

Ndryshe, ai ka thënë se të gjitha thirrjeve të qytetarëve drejtoria e Inspeksionit iu është përgjigjur dhe po ashtu të gjitha kompanitë e kontraktuara për shërbime të tilla kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Sali Zyba për KosovaPress, ka thënë Komuna e Prishtinës nuk ka fond të veçantë për kompensim në rast të fatkeqësive natyrore.

“Nuk ka fond të veçantë për kompensim, por shqetësimet e qytetarëve për me pa mundësi tjera i pranojmë gjithmonë komuna ka për obligim me i pa shqetësimet por për rastin në fjalë nuk ka të raportuara qoftë dëme materiale qoftë dëmtime të pasurisë të luajtshme, të pa luajtshme”, shtoi Zyba.

Sipas zëvendës-komandantit të kësaj brigade të zjarrfikësve, Malë Gashi,  ditën e djeshme nuk kanë pasur asnjë informatë për të iu dalë në ndihmë në rast vërshimi nga uji, dhe se gjendja ka qenë normale.

Lidhur me vërshimet e djeshme në kryeqyteti, asamblisti i PDK-së në komunën e Prishtinës, Muhamet Selmani, ka fajësuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti për keqmenaxhim të mjeteve të ndara për investime kapitale duke e konsideruar këtë edhe si neglizhencë nga Komuna e Prishtinës.

“Unë dua të besoj se kjo është neglizhencë e komunës së Prishtinës, kryesisht e kryetarit, është fajësi e kryetarit sepse drejtorët janë të zgjedhurit e tij dhe përgjegjësia ligjore bie mbi kryetarin për arsye të mos intervenimit, ne siç e dimë kemi bërë edhe një prezantim para disa ditësh komuna e Prishtinës ka pasur mjete të mjaftueshme të planifikuara për investime kapitale, mirëpo ato mjete nuk janë shpenzuar si rezultat i keq qeverisjes dhe keq menaxhimit të këtij buxheti nga këta drejtor. Si rezultat i kësaj ne kemi edhe vërshime të çdo hershme pas çdo reshje të shiut sa do e vogël qoftë ajo”, tha ai.

Ai tutje tha se Komuna e Prishtinës duke dashur të ia hedhë fajin për këtë problem qeverisjes së kaluar të Isa Mustafës, vetëm sa ka treguar paaftësinë e menaxhmentit të komunës së Prishtinës.

Ndryshe dje rreth orës 17:00, ka pasur reshje të mëdha shiu të shoqëruara me breshër, të cilat kanë shkaktuar telashe në rrugët dhe sheshet e Prishtinës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?