Sherifi tha se as LAA dhe VV nuk i kanë numrat, ndërhynë ashpër Avdullah Hoti

Përfaqësuesi i NISMA për Kosovën Bilall Sherifi, në takim konsultativ me partitë politike, ka thënë se aktualisht është krijua rnjë situatë e re, kur askush nuk i ka numrat për formimn e institucioneve. Ai ka thënë se në këtë pikë, do të duhej të uleshin të bisedonin të gjitha partitë politike. Sherifi ka thënë se […]
Përfaqësuesi i NISMA për Kosovën Bilall Sherifi, në takim konsultativ me partitë politike, ka thënë se aktualisht është krijua rnjë situatë e re, kur askush nuk i ka numrat për formimn e institucioneve.
Ai ka thënë se në këtë pikë, do të duhej të uleshin të bisedonin të gjitha partitë politike.
Sherifi ka thënë se sikur LDK dhe VV t’i kishin numrat, do të dilnin të thonin se e kanë shumicën, por sipas tij, kjo nuk ka ndodhur, transmeton Periskopi.
“Sikur LDK dhe VV do të vinin me planin e tyre dhe të thonin se kemi shumicën, atëherë do të ishte një gjendje tjetër, por ne kemi parë se aktualisht situate është 60 -60 andaj këtu është krijuar një situatë e re”, ka thënë Sherifi.
Ka ndërhyrë Avdullah Hoti duke i thënë se LAA prêt që njëherë PAN ta shfrytëzojë të drejtën kushtetuese dhe pastaj do të veprojnë.
Këtu kanë ndodhur edhe disa replika të ashpra lidhur me numrat për formimin e institucioneve.
“Mos e merr personale këtu, por së paku e pash të rëndësishme që të risjell faktin që LDK nuk arrin të krijojë shumicë”, ka thënë Sherifi./Periskopi/












