SHBA përgënjeshtron Daçiqin: Holbrooke s’ka nënshkruar asnjë dokument kundër pavarësisë së Kosovës

SHBA përgënjeshtron Daçiqin: Holbrooke s’ka nënshkruar asnjë dokument kundër pavarësisë së Kosovës

Departamenti Amerikan i Shtetit hodhi poshtë pretendimet serbe se diplomati amerikan, Richard Holbrooke, i shkroi Millosheviqit duke premtuar se Uashingtoni nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Departamenti Amerikan i Shtetit ka mohuar pretendimet e Serbisë në lidhje me një letër të diplomatit Richard Holbrooke ku pretendohet se i shkruante ish-udhëheqësit serb Slobodan Millosheviq në 1998/9, […]

Departamenti Amerikan i Shtetit hodhi poshtë pretendimet serbe se diplomati amerikan, Richard Holbrooke, i shkroi Millosheviqit duke premtuar se Uashingtoni nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka mohuar pretendimet e Serbisë në lidhje me një letër të diplomatit Richard Holbrooke ku pretendohet se i shkruante ish-udhëheqësit serb Slobodan Millosheviq në 1998/9, duke u angazhuar se Shtetet e Bashkuara “nuk do ta njohin kurrë Kosovën”.

“Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Nuk ekziston një letër të tillë”, shkroi Departamenti Amerikan i Shtetit në një email për BIRN.

Ivica Daçiq, ministri i Jashtëm serb, i tha gazetës serbe “Srpski Telegraf” më 15 gusht se ndërsa Holbrooke dërgoi një letër ku premtonte se Shtetet e Bashkuara “nuk do ta njohin kurrë Kosovën”, letra më vonë u zhduk dhe u vodh.

Ai u citua të thoshte se sekretarja e Millosheviqit “betohet se ky e ka thirrur dhe i ka dhënë një letër që e kishte nënshkruar kryenegociatori i atëhershëm ndërmjet Perëndimit dhe Serbisë, Holbrooke, ku thoshte se Amerika nuk do ta njohë kurrë Kosovën”, tha Daçiq. Ai i akuzoi partitë opozitare në Serbi për vjedhjen e dokumentit.

Në përgjigjen e dhënë për BIRN-in, Departamenti Amerikan i Shtetit theksoi se statusi i Kosovës si shtet i pavarur ishte i qartë në sytë e SHBA-së. “Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 100 vende të tjera e njohin Kosovën”, tha DASH.

“Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen te e ardhmja. Ato duhet të dyfishojnë përpjekjet për të punuar nëpërmjet bisedimeve të dialogut të udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve, që do t’i sillte përfitim stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe do të ndihmonte në përparimin e pranimit të të dyja vendeve në BE”, shkruan Departamenti i Shtetit.

Daçiq, gjithashtu, shtoi se asnjë institucion shtetëror nuk është në zotërim të kopjes origjinale të Marrëveshjes së Dejtonit të 1995, që i dha fund luftës në Bosnje.

Departamenti i Shtetit e kundërshtoi edhe këtë, duke thënë se Marrëveshja e Dejtonit është publike.

Më 17 gusht, Srpski Telegraf njoftoi përmes një lajmi se policia serbe kishte nisur një hetim për dokumentet e zhdukura. Megjithatë, BIRN nuk mundi të verifikojë në mënyrë të pavarur këtë lajm.

Holbrooke vdiq në vitin 2010. Së bashku me Carl Bildt të Suedisë, ai ndërmjetësoi marrëveshjen që çoi në fundin e luftës 1992-5 në Bosnje-Hercegovinë. Pas përfundimit të luftës, presidenti Bill Klinton e emëroi atë si të dërguarin e tij të posaçëm në Ballkan, ku ai drejtoi bisedimet që synonin zgjidhjen e luftës në Kosovë. Në vitin 1999, ai udhëtoi në Beograd për t’i dorëzuar Millosheviqit ultimatumin përfundimtar të Perëndimit përpara fillimit të sulmit të NATO-s, i cili i dha fund sundimit serb në Kosovë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?