Serwer: Serbia do ta pranojë sovranitetin e Kosovës

Serwer: Serbia do ta pranojë sovranitetin e Kosovës

Analisti amerikan, Daniel Serwer, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi. Ai ka thënë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe ta heqë atë nga Kushtetuta sa më parë. Duke shtuar se anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh duhet […]

Ai ka thënë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe ta heqë atë nga Kushtetuta sa më parë. Duke shtuar se anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh duhet të pasojnë më tej

Zëri: Është paralajmëruar se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të zhvillohet në nivel presidentësh. Sa mund të jetë e pritshme kalimi i dialogut në një fazë të tillë?

Serwer: Presidentët kanë krijuar një raport reciprokisht të respektueshëm, i cili duhet të mbështetet. Por sigurisht paqëndrueshmëria politike në anën e Prishtinës mund ta bëjë dialogun të vështirë. Nga ana e Beogradit gjërat duken mjaft të qëndrueshme tani për tani, edhe nëse disa kundërshtojnë vlefshmërinë e zgjedhjeve të fundit.

Zëri: Presidenti i Serbisë Vuçiq ka paralajmëruar një debat të brendshëm për Kosovën. A prisni që lidershipi në Beograd, në kuadër të proceseve eurointegruese, ta heqë Kosovën nga kushtetuta e saj?

Serwer: Unë pres që Serbia në kuadër të procesit të eurointegrimit të pranojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, duke përfshirë (por jo vetëm) heqjen e saj nga Kushtetuta.  Anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh duhet të pasojnë më tej. Pyetja është nëse kjo do të bëhet në çastin e fundit para pranimit në BE kur levat negociuese do të jenë krejtësisht në anën e BE-së ose më herët kur Beogradi mund të shpresojë të marrë një marrëveshje më të mirë. Unë mendoj se është më mirë të bëhet kjo sa më parë sesa më vonë, por sigurisht që i takon serbëve e jo të huajve që të vendosin dhe do të varet nga rezultati i debatit të brendshëm që presidenti i ka propozuar.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?