Serbia pret favore financiare për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Serbia pret favore financiare për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën në tri faza, krahas pranimit të Kosovës në të gjitha organizata ndërkombëtare pos në Kombet e Bashkuara dhe pa njohje nga Serbia e me kompensim konkret financiar. shkurtimisht, është përmbajtja e platformës për Kosovën të cilën nënkryetari i Qeverisë serbe Rasim Lajiq do t’ia paraqesë kryetarit serb Aleksandar Vuçiq i […]

Normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën në tri faza, krahas pranimit të Kosovës në të gjitha organizata ndërkombëtare pos në Kombet e Bashkuara dhe pa njohje nga Serbia e me kompensim konkret financiar.

shkurtimisht, është përmbajtja e platformës për Kosovën të cilën nënkryetari i Qeverisë serbe Rasim Lajiq do t’ia paraqesë kryetarit serb Aleksandar Vuçiq i cili ka paralajmëruar dialog të brendshëm për Kosovën, transmeton Koha.net.

Lajiq mendon se “konflikti i ngrirë” nuk i përgjigjet Serbisë . Qëllimi, sipas ti, është normalizimi i marrëdhënieve pa njohje të Kosovës.

“Serbia nuk mund të ketë ndikim politik në Kosovë, por ndikim ekonomik mund të ketë shumë, prandaj, në fazën e parë duhet të përfshihen bisedimet për bashkëpunim të plotë ekonomik me Kosovën i cili nga 400 milionë euro sa është tani, do të dyfishohej”, citon “blic“ pjesë të kësaj platforme.

Faza e dytë, sipas kësaj platforme, do të ishte hapja e çështjes së statusit të serbëve në Kosovë. Kjo fazë parasheh krijimin Asociacionit të Komunave serbe, e cila në platformë parashihet si formë e vetadministrimit të serbëve në Kosovë, ndërsa do të bisedohej edhe për çështjen e pasurisë dhe të trashëgimisë kulturore të Serbisë në Kosovë.

Në fazën e tretë do të ishin bisedimet për anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizata ndërkombëtare pos në Kombet e Bashkuara.

Si kompensim për të gjitha këto, Serbia do të kërkonte përkrahje financiare për zhvillimin e infrastrukturës, përshpejtim e rrugës europiane të Serbisë dhe krejtësisht në fund, do të bisedohej për statusin final të Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?