Seanca ndaj aktivistëve të VV-së mbyllet për publikun

Me vendim të gjykatësit Beqir Kalludra, seanca që është duke u mbajtur ndaj aktivistëve të VV-së të akuzuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, është mbyllur për publikun, me ç’rast mediat dhe familjarët e pranishëm janë urdhëruar ta lëshojnë sallën, raporton Periskopi. Sipas burimeve të Periskopit, kjo mund të ketë ndodhur pasi që në këto […]
Me vendim të gjykatësit Beqir Kalludra, seanca që është duke u mbajtur ndaj aktivistëve të VV-së të akuzuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, është mbyllur për publikun, me ç’rast mediat dhe familjarët e pranishëm janë urdhëruar ta lëshojnë sallën, raporton Periskopi.
Sipas burimeve të Periskopit, kjo mund të ketë ndodhur pasi që në këto momente kanë filluar dëshmitë e 4 dëshmitarëve të Prokurorisë.
—
Kryetari i trupit gjykues në rastin e sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit, Beqir Kalludra, i dha vërejtje Tomë Gashit, avokatit të Frashër Krasniqit, me arsyetimin se i ka cenuar autoritetin.
Kjo vërejtje u dha gjatë kohës kur Gashi po jepte fjalën e tij në seancën ndaj katër të akuzuarve për terrorizëm, në rastin e sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit të kaluar.
Avokati Gashi dëshironte të jepte një vërejtje ndërsa gjyqtari e udhëzonte që të jepte fjalën hyrëse.
Pasi prokurori tha se janë disa fotografi të cilat, sipas tij, kanë ardhur nga SHBA dhe për të cilat tha se e qartësojnë sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit, por se ato nuk i kishte sjellë me vete ne seancë, avokati Gashi kërkoi që të ndërpritet seanca e sotme.
“Nuk mund të vazhdojmë sot sepse nuk mund të them diçka në fjalën time hyrse pa i pasur provat që i përmendi prokurori për të tentuat të vërtetojë fajësinë e klientit tim”, tha Gashi.
Por kërkesa e tij u refuzua nga kryetari i trupit gjykues.
Seanca është duke vazhduar.












