“Seanca e sotme, hipokrizi dhe tallje me popullin”

Analisti politik, Ramush Tahiri në një prononcim dhënë “Gazeta Blic”, ka komentuar Seancën Konstituive të Kuvendit të Kosovës të cilën e ka cilësuar si hipokrizi dhe tallje me popullin. Tahiri tha se arsyeja e ndërprerjes së Seancës ishte koalicioni PAN. Ai më tej tha se PAN ka të drejtën vetëm të propozojë kandidatin ndërsa janë […]
Tahiri tha se arsyeja e ndërprerjes së Seancës ishte koalicioni PAN.
Ai më tej tha se PAN ka të drejtën vetëm të propozojë kandidatin ndërsa janë deputet në Kuvendin e Kosovës ata të cilët votojnë.
“Mbledhja u ndërpre se PAN nuk i propozoi kandidatët për kryetar dhe për nënkryetar. Këtë obligim kushtetues nuk e kreu me arsyetimin se nuk i ka numrat. Kuvendi pra të gjithë deputetët janë ata që votojnë. Pra numrat janë te mbledhja e Kuvendit e jo te PAN. Ai e ka vetëm të drejtën e propozimit”, tha ai.
Sipas, Tahirit seanca e sotme është një tallje me popullin dhe një paturpësi.
Ndërsa debatet mes Kadri Veselit e Albin Kurtit i ka quajtur si niveli më i ulët i komunikimit.
“Është nivel i ultë i komunikimit : edhe politik edhe përmbajtjesor por edhe njerëzor. Është edhe nën kodin e mirësjelljes së deputetit. Seanca nuk e kreu obligimin e saj kushtetues dhe as përgjegjësinë ndaj popullit dhe ndaj qytetarëve që i kanë votuar.
Ishte një hipokrizi e skajshme dhe e pacipë, një tallje me popullin me një paturpësi arrogante”, ka thënë Tahiri, raporton Gazeta Blic.
Ndryshe, edhe sot, janë ndërprerë punimet e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Deri te përfundimi i Seancës erdhi pas debatit të ashpër në mes të kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli./GazetaBlic.com/













