Më së shumti të pagjetur nga Kosova e BeH

Për më shumë se 11 mijë të zhdukur po kërkojnë familjet pas luftërave në hapësirën e ish-Jugosllavisë, nga të cilët më së shumti janë nga Bosnja e Hercegovina dhe Kosova, theksohet në raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), transmeton Koha.net. “Nuk është e mundur të sillemi sikur shoqëria i është kthyer normalitetit […]

“Nuk është e mundur të sillemi sikur shoqëria i është kthyer normalitetit kur aq shumë qytetarë vazhdojnë të jetojnë me dhembje dhe në padrejtësi”, ka deklaruar drejtoresha e përgjithshme e ICMP, Kathryne Bomberger.

Duke pasur parasysh se mbi 70 për qind e të zhdukurve gjatë luftërave në territorin e Jugosllavisë janë gjetur, ajo ka theksuar se autoritetet shtetërore kanë për detyrë sipas ligjeve ndërkombëtare e vendore të bëjnë gjithë çfarë munden për të gjetur të zhdukurit dhe të mbështesin të drejtën e të mbijetuarve për të vërtetën, drejtësinë dhe kompensimin.

Sipas të dhënave, në luftërat e fundit në BeH ishin zhdukur 35 mijë persona, ndërsa tash po bëhen kërkime për 8 mijë sish, kurse në Kosovë ishin zhdukur 6 mijë, ndërkaq ende nuk dihet për rreth 1.700 sish. Numri më i madh i të zhdukurve nga Kosova janë gjetur në varrezat masive në Serbi – Batajnicë, Petrovo Sello, Bajina Bashta dhe Rudnicë, rikujton raporti, transmeton Koha.net.

Në Mal të Zi gjurmohet edhe për 60 të zhdukur, kurse në Kroaci për rreth 1.570 persona.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?