Rusia ka qenë e përfshirë në komplotin e vrasjes së ish-kryeministrit malazez, kështu thonë faktet (Foto)

Disa fotografi janë publikuar në internet që ofrojnë prova të rëndësishme për përfshirjen e zyrtarëve të inteligjencës ruse në përfshirjen e një komploti për një grusht shtet të dhunshëm që do të përfundonte me vrasjen e një udhëheqësi evropian. Fotot e marra nga agjencitë e inteligjencës evropiane tregojnë dy oficerë të shërbimit ushtarak të spiunazhit […]
Fotot e marra nga agjencitë e inteligjencës evropiane tregojnë dy oficerë të shërbimit ushtarak të spiunazhit rus GRU të cilët vizitojnë ballkanin dhe e udhëzojnë personin që ata e punësuan për rrëzimin e përgjakshëm të qeverisë malazeze.
Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov do të dalin në gjyq muajin e ardhshëm dhe 13 të tjerë të cilët kanë qenë pjesë e këtij komploti me argumentin e fuqishëm – sulmin ndaj parlamentit të Malit të Zi dhe për të vrarë Milo Gjukanoviç ish-kryeministër dhe njëherit i njohur si pro-perëndimor.
Fotot besohet se janë marrë në një park të Beogradit rreth kohës kur është planifikuar grusht shteti, dhe këto konisderohen si argumente të forta nga prokurorët të cilët thonë se “organet shtetërore” të Rusisë janë të lidhur me këtë rast. Por Kremlini ka mohuar fuqishëm çdo përfshirje për këtë çështje, raportoi “The Telegraph”, transmeton Periskopi.
Megjithatë zyrtarët britanikë dhe amerikanë besojnë se komploti kishte mbështetje të nivelit të lartë nga Rusia dhe ishte një nga shembujt më të guximshëm të përpjekjeve të Kremlinit për të minuar demokracitë evropiane.
Shishmakov dhe Popov, të cilët janë duke u gjykuar në mungesë të tyre, thuhet se kanë filluar të planifikojnë disa muaj më parë, duke udhëtuar në Serbi për të kërkuar një organizator të përshtatshëm në terren dhe më pas për të realizuar qëllimet e tyre.
Shishmakov në vitin 2014 u përjashtua nga posti i tij si atashe ushtarak rus në Poloni pasi polakët e kapën atë duke spiunuar.
Dyshja ruse pretendon se ka emëruar Aleksandar Sindjelic, një aktivist veteran anti-perëndimor, i cili në të kaluarën kishte falënderuar bashkëpunëtorët e tij për marrëdhëniet e tij me ministrinë ruse të mbrojtjes.
Pas përfundimit të komplotit, Sindjelic u kthye dëshmitarin e prokurorisë dhe, dëshmia e tij do të jetë një pjesë e rëndësishme e gjykimit.
Fotot të cilët kanë qarkulluar në internet tregojnë Shishmakov dhe Popov së bashku në një park dhe gjithashtu Shishmakov duke folur me Sindjelic./Periskopi/















