RTK-së i shkurtohet buxheti

RTK-së i shkurtohet buxheti

Ministria e Financave për muajt korrik dhe gusht ka ndarë mbi 300 mijë euro më pak për transmetuesin publik të Kosovës. Një situatë e tillë, ka nxitur reagimin e drejtorit të përgjithshëm të Televizionit  Publik, Mentor Shala, sipas të cilit, mungesa e buxhetit mund të sjellë telashe brenda mediumit që ai e udhëheq. “Muajt e […]

Ministria e Financave për muajt korrik dhe gusht ka ndarë mbi 300 mijë euro më pak për transmetuesin publik të Kosovës.

Një situatë e tillë, ka nxitur reagimin e drejtorit të përgjithshëm të Televizionit  Publik, Mentor Shala, sipas të cilit, mungesa e buxhetit mund të sjellë telashe brenda mediumit që ai e udhëheq.

“Muajt e fundit, për muajin korrik dhe gusht jemi ballafaquar me një situatë jashtëzakonisht serioze si RTK për shkak të alokimit, siç është planifikuar të mjeteve nga Ministra e Financave në RTK. Dmth, janë diku afër 300 mijë vetëm këta dy muaj me pak që janë alokuar nga Ministria, dhe kjo na shkakton jashtëzakonisht telashe të mëdh”, deklaroi Shala.

Për më tepër, sipas tij, mënyra se si kjo ministri ndan paratë për RTK-në, është e kundërligjshme.

“Mjetet alokohen tash çdo muaj e me ligj është e paraparë që çdo tre muaj ashtu siç është e paraparë edhe me ligj ashtu e kemi planifikuar. RTK është futë në obligime në bazë të planifikimit të cilin e ka pas dhe tash jemi ne një situatë që mund të prodhojë një krizë të mundshme në mungesë të mjeteve financiare…”, deklaroi më tej drejtori i RTK-së.

Por, në Ministrinë e Financave deklarojnë se për këtë çështje RTK duhet të kërkojë përgjigje në Kuvendin e Kosovës.

Në një përgjigje të shkurtër përmes postës elektronike ata thonë se Kuvendi është sqaruar nga Thesari me anë të një shkrese sa i përket ndarjes së mjeteve buxhetore për RTK-në.(RTK)

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?