Rrugëtimi politik i Bajram Rexhepit: Nga posti i kryeministrit tek akuzat e rënda për PDK’në

Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë sot në moshën 3 vjeçare në një spital në Turqi. Rexhepi prej muajit prill ndodhej në koma pas sulmeve të pësuara në tru. Ai fillimisht ishte shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim shëndetësor, por për shkak të gjendjes të rëndë më 25 prill […]
Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë sot në moshën 3 vjeçare në një spital në Turqi.
Rexhepi prej muajit prill ndodhej në koma pas sulmeve të pësuara në tru.
Ai fillimisht ishte shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim shëndetësor, por për shkak të gjendjes të rëndë më 25 prill ishte dërguar në Turqi.
Ndryshe, Bajram Rexhepi, kishte lindur më 3 qershor 1954 në Mitrovicë. Rexhepi kishte diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet pas-universitare i kishte përfunduar në Zagreb në vitin 1985.
Punoi për vite me radhë punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990.
Në vitin 2002, u zgjodh kryeministri i parë i Kosovës.
RRUGËTIMI POLITIK I BAJRAM REXHEPIT NË PDK
Kishte kohë kur raportet mes Bajram Rexhepit, njërës prej figurave qendrore të PDK’së dhe kësaj partie, ishin zbehur.
Megjithëse Bajram Rexhepi i kishte uruar Kadri Veselit ardhjen në PDK, duke i thënë ‘ishalla e ke këmbën e hajrit”, megjithatë, ishin këto dy figurat të cilat prej asaj dite, do të kishin replikat më të ashpra për mbarëvajtjen në proceset e brendshme të partisë, shkruan Periskopi.
Gjithçka pati nisur me një deklaratë të Kadri Veselit, i cili duke iu referuar Bajram Rexhepit, pati deklaruar se nuk ‘kishte më karramela për askënd’.
‘Me të tregu drejt, unë karramela nuk kam më m’i jep askujt, janë qytetarët e Kosovës që e vlerësojnë përgjegjësinë e secilit prej neve”, pati deklaruar Kadri Veseli për Rexhepin, shkruan Periskopi.
AKUZAT E RËNDA TË BAJRAM REXHEPIT NDAJ SHIK’ut
Bajram Rexhepi do të mbahet mend edhe për akuzat e rënda që ka bërë ndaj Shërbimit Informativ të Kosovës, të cilën e ka udhëhequr Kadri Veseli. Megjithëse kishte marrë pjesë në ceremoninë e anëtarësimit zyrtar të Kadri Veselit në PDK, Bajram Rexhepi kishte paralajmëruar se ai do të largohej nga kjo parti me ardhjen e Kadri Veselit në parti.
Ai kishte hedhur akuza të rënda ndaj SHIK’ut të Veselit.
“Ekziston një rrjet i tërë njerëzish që janë në të gjitha institucionet e Kosovës dhe strukturat e PDK-së, të cilat menaxhohen nga SHIK-u. Shteti udhëhiqet nga ta”, pati deklaruar Bajram Rexhepi, transmeton Periskopi.
“ShIK-u ka uzurpuar jo vetëm PDK-në, por edhe institucionet e Kosovës” ka thënë njëri nga ish-themeluesit e PDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi.
Rexhepi kishte shpërthyer me akuza ndaj Kadri Veselit dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të SHIK-ut që, sipas tij, e kanë kapur shtetin.
I bindur dhe i sigurt në atë që po deklaronte, Bajram Rexhepi ka thënë se e keqja e madhe partisë së tij i ka ndodhur në momentin kur Veseli është bërë zëvendëskryetar i PDK-së. Ndonëse, sipas tij, Veseli edhe më parë ka pasur ndikim në parti.
“SHIK-u e ka fuqizuar pozicionin e vete është krijuar përshtypja dhe ka edhe të vërteta që gati në çdo ndërmarrje publike ndikimi i tyre është i madh, si në PTK, Trepçë. Pra ndikimi i SHIK-ut i strukturave të tyre dhe jo vetëm këtu por edhe në Ujësjellësin regjional dhe në shumë ndërmarrje të tjera dhe është krijuar përshtypja se pa përkrahjen e tyre njerëzit as që mund të punësohen dhe mendohet se edhe në RTK-ë kanë ndikim. Dhe në këtë situatë nuk vijnë në shprehje vlerat, nuk vijnë në shprehje vlerat. Realisht unë them dhe mendimi im është, unë isha e gëzuar kur e patën shpallur shpërbërjen sepse pata menduar se profesionistet do ti kthehen profesioneve të tyre për të dhënë kontributin, por ndodhi e kundërta janë futë në institucione dhe në parti e janë fuqizuar dhe me një veprim gjysmë legal, jo legal por gjysmë legal dhe tash janë legalizuar plotësisht ai rrjet është shtruar i bashkëpunimit dhe shumë të tjerë që u kanë ndihmuar qoftë në punësim apo përkrahje dhe ky fuqizim shumë i madhe edhe në parti edhe në institucione nuk ma merr mendja që sjell diçka pozitive”, pati deklaruar ai.
MEGJITHATË, REXHEPI KISHTE FJALË TË MIRA PËR HASHIM THAÇIN
Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, nuk është në krahun e njëjtë me SHIK-un dhe, sipas Rexhepit, në momentin kur ai nuk do të jetë më në krye të PDK-së edhe ai do të lërë përgjithmonë strukturat e kësaj partie, pasi nuk do të mund ta pranonte Kadri Veselin si shef.
“Ndoshta do të tërhiqem nga strukturat udhëheqëse të partisë dhe Këshillit Drejtues në momentin kur nuk e udhëheq partinë Hashim Thaçi, unë tjetër shef nuk e pranoj, atëherë do të tërhiqem nga kryesia dhe Këshilli drejtues. Kadri Veselin ndoshta e pranon elektorati por unë si shef nuk e pranoj dhe shkoj në shtëpi”, thoshte Rexhepi.
AKUZAT E RËNDA TË BAJRAM REXHEPIT PËR ISH PARTINË E TIJ, PDK’në: Po më linçon sepse nuk po lejoj keqpërdorime të tenderëve
Ka pasur fushatë të egër brenda njerëzve të PDK’së. PDK po më linçon sepse nuk kam lejuar keqpërdorimin e tenderëve. Barrikada është marre për serbët. Ndërkombëtarët të bëjnë presion për largimin e saj. Kështu tha ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në emisionin “Rubikon” të KTV’së.
Bajram Rexhepi kishte hedhur akuza të rënda ndaj partisë së tij, PDK’së. Kishte thënë se njerëzit e saj e kanë anashkaluar dhe kanë punuar kundër tij gjatë fushatës së fundit.
“Ka pasur kampanjë të egër edhe nga strukturat e PDK’së edhe të nivelit të degës edhe të nëndegëve. Bajram Rexhepi është i përcaktuar për jetë institucionale, nuk i takon asnjë grupi”, kishte deklaruar Rexhepi.
“Një tendencë e një linçimi politik sepse nuk kam lejuar kurrë keqpërdorimin e ndonjë tenderi”, kishte thënë ai.
BAJRAM REXHEPI I ISHTE KTHYER PROFESIONIT TË TIJ: MJEKËSISË
Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, i ishte kthyer profesionit të tij të vjetër, mjekësisë, përkatësisht kirurgjisë.
Ai pati deklaruar se nuk ‘kishte me çka të merrej tjetër, pasiqë kishte mbetur pa punë dhe ky ishte profesioni që mund ta bënte’./Periskopi/












