Rron Gjinovci: Sa isha aktivist në Vetëvendosje asnjëherë nuk jam nxitur për dhunë

Rron Gjinovci nga Shoqëria Civile ka thënë se nuk beson që aktivistët e Vetëvendosjes kanë mundur ta sulmojnë gruan e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit. ”Kam shumë pak besim që kanë mundur ta bëjnë aktivistët e VV. S’ ka kurrfarë kuptimi kur ata tash janë partia më e madhe në vend’’, ka thënë […]
Rron Gjinovci nga Shoqëria Civile ka thënë se nuk beson që aktivistët e Vetëvendosjes kanë mundur ta sulmojnë gruan e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit.
”Kam shumë pak besim që kanë mundur ta bëjnë aktivistët e VV. S’ ka kurrfarë kuptimi kur ata tash janë partia më e madhe në vend’’, ka thënë Gjinovci.
Ai thekson se deri në kohën kur ka qenë aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje, pra deri më 2012-ën, çdoherë i kanë udhëzuar që mos ta lëndojnë askënd.
‘’Deri në vitin 2012 kemi qenë të udhëzuar që mos me lëndu asnjë njeri, vetëm me tërhjek vëmendje.’’, ka thënë ai në Info Magazine.
Ai tutje thotë se VV tenton që ta zgjerojë konceptin çka është dhunë e çka jo. /Periskopi/












