Rrokullistet autobusi në Maqedoni, ka edhe të vdekur

Rrokullistet autobusi në Maqedoni, ka edhe të vdekur

Një person, i cili ishte më rëndë i lënduar në aksidentin e djeshëm në autostradën Shkup-Veles, ndërroi jetë në KARIL në qendrën klinike Nënë Tereza. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari përmes profilit të tij të Facebook-ut tha informacione se në spitalet në Shkup dhe në Veles janë pranuar gjithsej 27 pacientë të lënduar nga autobusi […]

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari përmes profilit të tij të Facebook-ut tha informacione se në spitalet në Shkup dhe në Veles janë pranuar gjithsej 27 pacientë të lënduar nga autobusi i përmbysur.

“Në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike Shën. Naumi i Ohrit janë pranuar gjashtë persona prej të cilëve vetëm një person në moshë është në shok dhomë por në gjendje stabile, gjithë pacientët e tjerë janë jashtë rrezikut për jetë. Në spitalin e përgjithshëm në Veles janë pranuar katër pacient dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Në klinikën Nënë Tereza janë sjellë 17 pacient prej të cilëve 4 në Karil një pacient me gjakderdhje abdominale, një me lëndim dhe dy me lëndime më të lehta. Për fat të keq një i aksidentuar nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur”, informon Taravari. .

Një pacient është në kirurgjinë për fëmijë, në operacion urgjent, dy pacientë në neurokirurgji, shtatë janë në ortopedi, tre të lënduar për momentin janë në Qendrën urgjente kirurgjikale për observim.

Në spitalin shtetëror “8 Shtatori” është pranuar vetëm një pacient me sëmundje serioze por në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Aksidenti rrugor ndodhi mbrëmë rreth orës 19 kur autobusi me targa të Maqedonisë i cili ka transportuar udhëtarë që ktheheshin nga verimi në Greqi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në autostradën Veles-Shkup.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kryen prokurori publik dhe ekipi ekspert i SPB Veles.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në autostradë u zhvillua me vështirësi vetëm në një korsi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?