Rritet çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë

Në fakt nga java e kaluar e deri më tash këto çmimi veç janë rritur për nga 0.3 cent, respektivisht 0.4 cent. Në shoqatën e naftëtarëve kanë treguar se kjo ngritje e çmimeve ka ardhur si shkak i berëzës ndërkombëtare. Qytetarët e Kosovës më fillimin e kësaj jave janë duke paguar më shumë për derivatet […]
Qytetarët e Kosovës më fillimin e kësaj jave janë duke paguar më shumë për derivatet që i shpenzojnë veturat e tyre.
Çmimi i naftës dhe benzinës ka shënuar rritje. Fadil Berjani, kryetar i shqotës së naftëtarëve të Kosovës ka treguar për Express se çmimet kanë pësuar disa ndryshime këto ditë.
“Aktualisht çmimet në Kosovë janë, për naftë 1.03 cent dhe për benzinë 1.06 cent. Këto çmime javën e kaluar kanë qenë 0.99 cent dhe 1.02 cent”, ka thënë ai.
Berjani ka treguar se ngritja e çmimeve ka ardhur si shkak i ngritjes se çmimi për arin e zi në berzën ndërkombëtare.
“ Ka pasur ngritje në berzën ndërkombëtare dhe kjo ka ndikuar edhe tek ne. Por, tek ne kjo ndodh vetëm kur është çështja e ngritje së çmimit, jo edhe tek ulja e tyre. Këtë e bëjnë tregtaret pasi Kosova s’ka rregullator të çmimeve”, ka thënë Berjani.
Ai ka bërë me dije se Kosova urgjentisht duhet ta ketë një rregullator te tregut, pasi sipas tij me këtë do te këtë edhe çmime më reale të derivateve për qytetarët e Kosovës.












