Rriten tensionet Kore – ShBA: Do t’i flasim Kim Jongut me gjuhën e tij (Video)

Donald Trump lëshoi kërcënimin e tij të tmerrshëm ndaj Koresë Veriore për “zjarr dhe vrull” për të dërguar një mesazh të fortë “në gjuhën që Kim Jong-un mund ta kuptojë”, tha Sekretari i shtetit të Amerikës Rex Tillerson. Tillerson përpiqet të minimizojë krizën diplomatike në rritje ndërmjet Koresë Veriore dhe Amerikës duke thënë se amerikanët […]
Tillerson përpiqet të minimizojë krizën diplomatike në rritje ndërmjet Koresë Veriore dhe Amerikës duke thënë se amerikanët “duhet të flejnë mirë natën”.
“Nuk besoj se ka ndonjë kërcënim të menjëhershëm” nga Koreja e Veriut, shtoi ai.
Ndërhyrja e tij erdhi pasi Trump i kërcënoi liderët e Koresë Veriore se “ata do të ndeshën me një zjarr të vrullshëm ku bota nuk e ka parë asnjëherë më parë”.
Pyongyang, nga ana tjetër, tha se ishte “duke shqyrtuar me kujdes planin operativ për të sulmuar ushtarakisht një zonë përreth Guam-it”. Kjo zonë është një ishull në Paqësor dhe aty ka rreth 6000 ushtarë amerikanë, raportoi “The Independent”, transmeton Periskopi.
“Ajo që Presidenti po bën është të dërgojë një mesazh të fortë në Korenë e Veriut në gjuhën që Kim Jong-un mund ta kuptojë, sepse ai nuk duket të kuptojë gjuhën diplomatike”, tha Sekretari i Shtetit, Tillerson.
Por ai gjithashtu shtoi se zona e Guam nuk ishte vendi i vetëm që ishte në rrezik nga goditjet me raketa nga Korea Veriore./Periskopi/












