I riu serb ndjek kurse për të mësuar shqipen, thotë se në Serbi ka paragjykime për Kosovën (Video)

I riu serb ndjek kurse për të mësuar shqipen, thotë se në Serbi ka paragjykime për Kosovën (Video)

omislav Perushiq studion gjuhën shqipe në Universitetin e Beogradit. Në edicionin e 36-të të Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që po mbahet në Prishtinë, ai po ndjek kurse për të përmirësuar shqipen. Për dallim prej shumë të rinjve serbë, Tomislavi e sheh më ndryshe realitetin e krijuar në Kosovë. Në një bisedë me […]

omislav Perushiq studion gjuhën shqipe në Universitetin e Beogradit. Në edicionin e 36-të të Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që po mbahet në Prishtinë, ai po ndjek kurse për të përmirësuar shqipen.

Për dallim prej shumë të rinjve serbë, Tomislavi e sheh më ndryshe realitetin e krijuar në Kosovë.

Në një bisedë me Ekonomia Online, Perushiqi e pranon se në mesin e të rinjve në Serbi ka shumë paragjykime dhe lajme të këqija për Kosovën. Për këtë, ai fajëson politikën.

Perushiqi tregon se interesimi për gjuhën shqipe dhe për Kosovën i lindi gjatë kohës kur punonte me shqiptarët në New York.

Deri në këtë kohë, ai dinte fare pak për shqiptarët. Fajin për situatën mes të rinjve nga Kosova dhe Serbia ai ia vë politikës dhe politikanëve.

Perushiqi iu bën thirrje të rinjve që të mos përcjellin lajme në Serbi, por që të vijnë dhe vetë të krijojnë përshtypje për Kosovën.

“Mund të them që situata ka ndryshuar pak. Po ndryshohet edhe në nivelin politik, por hale kemi situata të pakëndshme, skandale, vetëm për shkak të politikës. Politika ndikon shumë në të rinjtë, manipulimi, propaganda është shumë e madhe. Kam dëshirë me thënë që mos këqyrni lajme në Serbi sepse gjithmonë kemi lajme të këqija. Njerëzit duhet të vijnë këtu, pa paragjykime”, thotë Perushiqi, në një shqipe mjaft të mirë.

Ai, madje, iu bën thirrje politikanëve serbë që Kosovën ta pranojnë si shtet.

“Ju bëj thirrje politikanëve që të vazhdojnë të përparojmë. Edhe ne kemi dëshirë që të hyjmë në BE edhe ju e keni. Por nuk mund të vazhdojmë nëse nuk e zgjidhim çështjen e luftës dhe situatës. Tani për shkak të të rinjve duhet t’i pranojmë Kosovën dhe kosovarët, sikur një shtet fqinj. Ky është realiteti. Por gjithmonë ka ndikim të politikanëve që ndërhyjnë edhe në edukim, edhe në kulturë, në muzikë. Duhet të ndryshohet kjo”, tha ai.

Për t’u treguar më i afërt me shqiptarët, Tomislavi në Kosovë prezantohet shpesh me një emër shqip – Lulzim.

Emri shqiptar nuk është karakteristika e vetme e Perushiqit. Ai çdo ditë në Kosovë por edhe në Serbi bart elemente simbolizuese të Kosovës, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Pantallona të shkurtë sportivë me stemën e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), çanta, kuleta dhe mbështjellësi i telefonit me ikonë të shqiponjës, ishin vetëm disa nga elementet që e karakterizonin studentin nga Subotica e Serbisë.

“Unë ndihem mirë kur jam veshur me Kosovën me Shqiponjën… Mendoj që është edhe koha që të ndryshojnë gjerat, që të ndryshojë situata. Mendoj që kjo duhet të fillojë nga ne. Ndryshimi fillon nga unë. Kjo është vetëm si falënderim për mikpritje për kohën e mirë këtu”, tha Perushiq.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?