Renditja botërore, Shqipëria ‘lavatriçe’ e pastrimit të parave për vitin 2017 (Foto)

Renditja botërore, Shqipëria ‘lavatriçe’ e pastrimit të parave për vitin 2017 (Foto)

Viti 2017 është përkufizuar nga një seri takimesh intensive të niveleve të larta për të ulur riskun e pastrimit të parave por duket se ky vit ka rezultuar me shifra më pesimiste se ato të dy viteve të fundit. Instituti i Bazelit për Qeverisje ka publikuar si çdo vit Basel AML Index (Indeksin Kundër-Pastrimit të […]

Instituti i Bazelit për Qeverisje ka publikuar si çdo vit Basel AML Index (Indeksin Kundër-Pastrimit të Parave)ku merr në analizë 146 vende mes të cilëve edhe Shqipërinë ku rezulton një përkeqshim i indeksit. Indeksi mat rrezikun e pastrimit të parave dhe financimeve terroriste, pazuar në të dhëna publike. Indeksi vlerësohet me pikë nga 0 (rrezik i ulët) te 10 (rrezik i lartë).

Konkretisht Shqipëria renditet në vendin e 85 me një pikëzim prej 5.75, duke shënuar përkeqësim në raport me vitin e kaluar, kur i njëjti indeks ishte përmirësuar në 5.04, pas nivelit prej 5.56 në vitin 2015.

Shifrat tregojnë se kemi një përkeqësim në pikëzimin e indeksit, por ndërkohe një përmirësim në renditje. Në vitin 2016 sipas të njëjtit dokument renditeshim në vendin e 102.

Pra në një vit jemi ngjitur me 17 vende por sikurse tregojnë shifrat kjo nuk është meritë e përmirësimit tonë por e përkeqësimit të vendeve të tjera të marra në studim.

Në tabelat e raportit, Shqipëria renditet mes 15 vendeve me rrezik më të lartë në Europë dhe Azinë Qendrore, së bashku me Bosnjë Hercegovinën e Serbinë. Pas nesh renditet edhe Italia.

Më keq mes 146 vendeve në botë sipas Indeksit Kundër Pastrimit të Parave të Bazelit renditet Irani ashtu sikurse ishte dhe në vitin 2016 me një indeks 8.60 për këtë vit. Kurse më mirë renditet Finlanda e cila ka mbajtur edhe ajo të njëjtin pozicion të 2016 por duke përmirësuar indeksin nga 3.05 në 3.04 për këtë vit.

Por çfarë është në fakt indeksi AML i Bazelit. Ky indeks mat riskun e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit të vendeve bazuar në burimet publike të disponueshme. Një total prej 14 indikatorësh që lidhet me rregulloret kundër pastrimit të parave dhe luftën kundër terrorizmit, korrupsionin standardet financiare, ndikimin politik dhe zbatimin e ligjit agregohen në një vlerësim total risku.

Ashtu siç thuhet edhe në raport synimi i Institutit të Bazelit për Qeverisje nuk është që të verë vendet në krahasim me njëra tjetrën për nivelin e riskut që ka secila për pastrimin e parave por që të shërbejë si një indikator referimi individualisht për çdo vend për të parë ku ka ecur dhe për të orientuar politikat drejt përmirësimet të këtij treguesi me vetveten. /Monitor.al

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?