Reagon Labinot Tahiri, lajmin se do të jetë kandidat i PAN-it dhe AKR-së e quan “rrenë të kulluar”

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka reaguar pas lajmeve të publikuara në portale se është arritur marrëveshje mes PAN-it e AKR-së që ai të jetë kandidat i përbashkët për Komunën e Ferizajt në zgjedhjet e tetorit. Këto lajme ai i ka quajtur “rrena të kulluara”, duke thënë se nëse kandidon për kryetar të Ferizajt, kandidon […]
Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka reaguar pas lajmeve të publikuara në portale se është arritur marrëveshje mes PAN-it e AKR-së që ai të jetë kandidat i përbashkët për Komunën e Ferizajt në zgjedhjet e tetorit.
Këto lajme ai i ka quajtur “rrena të kulluara”, duke thënë se nëse kandidon për kryetar të Ferizajt, kandidon vetëm nga radhët e AKR-së, shkruan Periskopi.
Ndërkaq, duket se Tahirit i është bërë qejfi pas mbajtjes së Kuvendit të sotëm të AKR-së, ku janë hapur rrugët për të hyrë në koalicion me PAN-in.
Reagimi i plotë i Tahirit:
Reagim lidhur me këtë lajm!!
A e dini kur thoshin gjyshet tona, na e sjellni evlad ‘ Kulluesen që ta kullojmë qumshtin( tam’lin)
Edhe kjo është rrenë e kulluar siq është më së miri. Unë nëse dal për kryetarë, dalë vetëm në radhet e AKR-së.
Asnjeherë sështë diskutuar ky kusht. Dhe për ne nuk vjen në shprehëje interesi personal, në krahasim siq është interesi Shtetit.
Pra, për ne, primare janë interesat shtetërore.
Akr-ja e ka dëshmur edhe më herët.
Të gjitha partitë politike, garojnë të vetme, cilat do qofshin ato. Pastaj, as Sekretari i degës sonë në Ferizaj, Z. Amir Rexhepi nuk është i nominuar.
Sot ne kemi mbajtur kuvendin e partisë dhe aty janë diskutuarë mundësitë për të dalë vendi nga kriza kaq.
Ne kemi kryesinë dhe Presidentin, dhe tani më gjithçka do të ecën përsëmbari.
Me të mira!
Labi
FKSH.












