Reagon deputeti i VV-së: Veprimi që bëri Sherifi ndaj përfaqësuesit të komunitetit egjiptian, i turpshëm

Në takimin e sotëm konsultativ, deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian Veton Berisha, morri fjalën por menjëherë ka ndërhyrë deputeti i NISMA’s, Bilall Sherifi duke provuar t’ia ndalojë fjalimin Berishës. Kjo pasiqë deputeti Berisha duke folur për zhvillimet e fundit, tha se “asnjëra nga palët nuk janë engjëj”, shkruan Periskopi. E në lidhje me këtë […]
Në takimin e sotëm konsultativ, deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian Veton Berisha, morri fjalën por menjëherë ka ndërhyrë deputeti i NISMA’s, Bilall Sherifi duke provuar t’ia ndalojë fjalimin Berishës.
Kjo pasiqë deputeti Berisha duke folur për zhvillimet e fundit, tha se “asnjëra nga palët nuk janë engjëj”, shkruan Periskopi.
E në lidhje me këtë ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka, i cili ka thënë se takimi i sotëm shpërfaqëi edhe mentalitetin abuzues të PAN’it .
“Tendenca e deputetit Bilall Sherifi për t’ia ndaluar fjalën e deputetit Veton Berisha nga komuniteti egjiptian ishte e turpshme. Shikuar hollë e hollë Vetoni ka më shumë të drejtë të flas në këtë takim sesa Bilall Sherifi, fundja Vetoni është përfaqësues i një partie e cila ka garuar e vetme gjatë fushatës dhe ka fituar mandatin e tij, në anën tjetër Bilall Sherifi me 13 parti tjera kanë garuar në koalicion dhe sot pa pikë turpi në këto takime shkojnë me tre përfaqësues”, ka shkruar Haskuka në Facebook.
Ky është statusi i plotë i deputetit Haskuka:
Së pari të them që “takimet konsultative” të kërkuara nga PANi nuk janë të ligjshme, ato nuk parashihen as me kushtetutë e as rregullore, por këta janë mësuar që vendimet e rëndësishme ti marrin jashtë sallës së Kuvendit prandaj vazhdojnë me avazin e vjetër.
Pos asaj që janë në shpërputhje me rregulloren takimi i sotëm shpërfaqi edhe mentalitetin abuzues të PANit. Tendenca e deputetit Bilall Sherifi për t’ia ndaluar fjalën e deputetit Veton Berisha nga komuniteti egjiptian ishte e turpshme. Shikuar hollë e hollë Vetoni ka më shumë të drejtë të flas në këtë takim sesa Bilall Sherifi, fundja Vetoni është përfaqësues i një partie e cila ka garuar e vetme gjatë fushatës dhe ka fituar mandatin e tij, në anën tjetër Bilall Sherifi me 13 parti tjera kanë garuar në koalicion dhe sot pa pikë turpi në këto takime shkojnë me tre përfaqësues.
Nëse PANi është një koalicion dhe në bazë të kësaj pretendojnë që janë grupi më i madh parlamentar ata në këto takime duhet të kenë vetëm një përfaqësues e jo tre ashtu si po abuzojnë.
Prandaj edhe nga aspekti etik e edhe ai ligjor deputeti Veton Berisha ka më shumë drejtë të flas në këto takime sesa Bilall Sherifi./Periskopi/












