Reagon Ahmeti: Rexhepi po fol me urdhrat e shefit të tij, Prishtina ka ujë 24 orë

Reagon Ahmeti: Rexhepi po fol me urdhrat e shefit të tij, Prishtina ka ujë 24 orë

  Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj kryetarit të  Bordit të drejtorëve në Ujësjellësin Rajonal KRU “Prishtina”, Ilir Rexhepi, i cili e ka akuzuar të parin e kryeqytetit se i ka mashtruar qytetarët për furnizim me ujë. Ahmeti në një prononcim për Indeksonline ka thënë se Rexhepi po fol me urdhrat e shefit […]

 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj kryetarit të  Bordit të drejtorëve në Ujësjellësin Rajonal KRU “Prishtina”, Ilir Rexhepi, i cili e ka akuzuar të parin e kryeqytetit se i ka mashtruar qytetarët për furnizim me ujë.

Ahmeti në një prononcim për Indeksonline ka thënë se Rexhepi po fol me urdhrat e shefit të tij, duke iu referuar Kadri Veselit.

Sipas tij, kryetari Ilir Rexhepi madje nuk e di as sa ka buxhet Komuna e Prishtinës, por vetëm po gënjen në funksion të fushatës për zgjedhje.

“Këtë Ilir Rexhepin apo si e ka emrin një herë në këto tre vite e kam parë dhe nga intervista po e shoh që është thjeshtë një palaço i Kadri Veselit.  Përveç që gënjen në funksion të fushatës së zgjedhjeve komunale ai edhe nuk e din as buxhetin e komunës e as përgjegjësitë e tij. Ne si Komunë në baza ditore merremi me problemet në çdo lagje e ky del me fol kur te merr urdhrin nga shefat”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka theksuar se meqenëse qeveria e emëroi një palaço partiak në bord, ai nuk mund të kryej funksion tjetër përpos të zbavitjes së shefave të tij.

“ Ai e din fort mirë se Komuna e Prishtinës është 70 përqind e konsumatorëve të KUR Prishtina dhe pagesat e qytetarëve të Prishtinës e mbajnë këtë kompani. Ai e din fortë mirë që u detyrua me ndryshu vendimin për drejtorin e ujësjellësit pasi që edhe ambasada e Zvicrës edhe ajo e Gjermanisë pas Komunës i ndërpriten fondet për ujësjellësin derisa ta ndërrojnë drejtorin.

Ai me gjasë e din që Komuna e Prishtinës i ka në buxhet 2.45 milion dhe ato i paguan kur nga ujësjellësi merr raportin e detajuar të shpenzimeve ashtu siç ka kërkuar auditori.  Ai e din fortë mirë si anëtar i PDK-së se pikërisht kur nuk kishe ujë ata më akuzonin mua pse nuk ka ujë ndërsa tash kur ka ujë thonë që nuk kam përgjegjësi”, ka thënë tutje kryetari Ahmeti.

Sipas tij, nuk e kanë gjatë as këta palaço. Ai ka paralajmëruar se do t’i çlirojnë si është më së miri edhe ndërmarrjet nga këto borde koti.

“Por me rëndësi që Prishtina ka 24 orë ujë. Ne vazhdojmë kontaktin dhe punën e përditshme me menaxhmetin e ujësjellësit e (jo këtë palaçon e Kadrisë) për sigurimin e vazhdueshëm të ujit në gjithë Prishtinën.  Të fundit janë investimet në Kodër të Trimave dhe rrugën e Bledit e pastaj edhe disa lagje të vogla problematike”, ka përfunduar Ahmeti.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?