Ramiz Kelmendi zbulon krimet tronditëse të Ukë Rugovës që influencojnë votën e Teuta Rugovës (Video)

Deputeti i LAA-së, Ramiz Kelmendi ka zbuluar detaje të rëndësishme për herë të parë për publikun lidhur me të birin e presidentit Rugova, Ukë Rugova, për të cilin thotë se ka keqpërdorur dokumentacionin e biznesit të tij “Elkos Group” për të nxjerr viza nga Ambasada Italiane. E gjithë kjo ngjarje, që për Kelmendin është bërë […]
Deputeti i LAA-së, Ramiz Kelmendi ka zbuluar detaje të rëndësishme për herë të parë për publikun lidhur me të birin e presidentit Rugova, Ukë Rugova, për të cilin thotë se ka keqpërdorur dokumentacionin e biznesit të tij “Elkos Group” për të nxjerr viza nga Ambasada Italiane.
E gjithë kjo ngjarje, që për Kelmendin është bërë e njohur vetëm pak ditë më parë, kur EULEX-i i ka trokitur Elkosit në derë duke kërkuar sqarime, sipas tij ka lidhje edhe me votën e deputetes Teuta Rugova (e motra e Ukës) pro PAN-it, shkruan Periskopi.
Në InfoBox të RTV Dukagjinit, Kelmendi ka thënë se Ukë Rugova ka falsifikuar vulat, nënshkrimet e dokumentacionin e biznesit të tij, duke i paraqitur si të punësuar të Elkosit njerëzit të cilëve ai u ka shitur vizat italiane.
Ndërsa, thotë se pre e kësaj ka rënë e motra e tij, Teuta Rugova.
“Teuta Rugova ka ra pre e shantazhit dhe kushtëzimit të vëllaut të saj, Ukës. Uka ka ba veprime anti-ligjore, duke i përdorë edhe dokumentacionin e kompanisë sime sit ë besueshëm për marrjen e vizave në Ambasadën Italiane. Të gjitha dokumentet, vulat i ka falsifikuar… të Elkosit, dhe EULEX-i, kur ka hap procedurë, ka ardhë në ambientet e firmës sonë dhe jam informuar për të gjitha detalet që ai i ka keqpërdorë dhe e ka njollosur edhe kompaninë time për t’i arritur qëllimet e veta”, ka thënë Kelmendi.
Ky veprim i Rugovës, ka thënë ai, ka dëmtuar edhe biznesin e tij dhe se Teuta Rugova është duke tentuar që ta shpëtoj vëllain e saj nga ndjekjet ligjore, për shkak se është i shantazhuar nga PAN-i.
“Elkosin e ka përdorë, të gjitha vulat e falsifikuara, nënshkrimet dhe emërimet dhe vendimet e ndryshme të Departamentit Juridik, i ka nënshkru Ukë Rugova dhe i ka prezentu në Ambasadë si punëtorë të Grupit Elkos. Dhe ata kanë marrë viza në emër të bashkëpunëtorëve të Elkosit, duke shkuar në udhëtime zyrtare. Dhe tash kur unë e kam pa, një Ukë Rugova i cili ka ba këtë veprim joligjor dhe qëndron në restorane me njerëz eminent të politikës, të cilët janë të thirrur me luftu krimin dhe korrupsionin… dhe ky ka qenë kushti që Teuta Rugova është dashtë t’i nënshtrohet një diktati që ta shpëtojë vëllaun e vet nga ndjekjet ligjore”, ka thënë Kelmendi.
Rugova ka shfrytëzuar për disa vite këtë mënyrë për të siguruar vizat italiane për qindra njerëz, vazhdon Kelmendi.
“Kanë qenë me qindra punëtorë të falsifikuar për disa vjet. E ka falsifiku vulën, është shumë e thjeshtë dhe i ka dorëzu në ambasadë…. Neve pastaj na ka sanksionu ambasada jashtëzakonisht shumë sepse të gjithë punëtorët ligjorë pastaj nuk kanë mundur të marrin viza për shkak të falsifikimeve”, ka theksuar ai, shkruan Periskopi.
Për tërë këtë ngjarje, Kelmendi ka marrë vesh vetëm pak ditë më parë nga menaxhmenti i ELKOS-it, pasi që EULEX-i i shkoi ELKOS-it në zyra për të kërkuar sqarime.
“Zyrtarisht jam informuar para disa ditëve kolegët e mi, pra menaxhmenti, sepse në momentin që jam deputet nuk jam menaxher i firmës. EULEX-i kishte shku në ambientet e kompanisë, ka kërku shënime, ka kërku nënshkrim, ka kërku identifikime dhe e ka që të gjithë janë nënshkruar nga zoti Ukë Rugova. Ai ka nënshkruar në emër të juristit se e ka ditë që unë s’jam drejtor”, pohoi deputeti Kelmendi.
Ai dyshon se i tërë ky proces falsifikimi ka qenë bashkëpunim mes Ambasadës dhe Ukë Rugovës. /Periskopi/












