Raketa koreane, ekspertët: Nëse Japonia s’reagon do ta ketë keq

Raketa koreane, ekspertët: Nëse Japonia s’reagon do ta ketë keq

Kur Korea e Veriut qëlloi raketën mbi Japoni ditën e martë, ajo shkeli sovranitetin e vendit dhe sfidoi Kombet e Bashkuara. Dhe nëse Japonia nuk bën asgjë, thonë ekspertët, Peniani ka gjasa që t’i çojë më tej ambicjet e tij. Sipas ekspertëve, të cituar nga mediat amerikane, Korea ka arritur në një pikë kyçe me […]

Kur Korea e Veriut qëlloi raketën mbi Japoni ditën e martë, ajo shkeli sovranitetin e vendit dhe sfidoi Kombet e Bashkuara. Dhe nëse Japonia nuk bën asgjë, thonë ekspertët, Peniani ka gjasa që t’i çojë më tej ambicjet e tij.

Sipas ekspertëve, të cituar nga mediat amerikane, Korea ka arritur në një pikë kyçe me testet e raketave me rreze të gjatë veprimi dhe i ka mbetur vetëm perfeksionimi i trajektores. Dhe në këtë drejtim, pozita gjeografike e Japonisë është jetike.

Në testet e mëparshme raketat ndërkontinentale balistike kanë fluturuar thuajse vetëm vertikalisht dhe kanë rënë vetëm pak qindra milje tej, edhe pse duhet të përshkojnë mijëra milje.

Por tani vendit të izoluar komunist i duhet vetëm të zbulojë se si të drejtojë kokat e raketave kur ato fluturojnë drejt një objektivi të caktuar.

“Ata kanë një urgjencë teknike për të kryer testet. Ata duan të jenë në gjendje të kuptojnë dinamikën dhe se si raketa performon në një trajektore më normale”, ka deklaruar specialisti i raketave Mike Elleman për “Washington Post”.

Eksperti i Institutit Ndërkombëtar për Studimet Strategjike vlerëson se, duke parë nevojën e Koresë së Veriut për të kryer këto teste mbi Japoni, nëse qeveria në Tokio nuk jep përgjigjen e duhur, atëherë provat do të vazhdojnë.

“Në njëfarë mënyre është si testi i një balone. Nëse ne fluturojmë mbi Japoni çfarë ndodh? Nëse përgjigjia nuk është e fortë sa duhet, ata do të ndihen rehat dhe do të lëshojnë raketat “Hwasong-14” në një distancë të përshtatshme për të vlerësuar performancën e saj në një trajektore normale”, ka shtuar Elleman.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?