Qytetarët nuk besojnë në institucionet e drejtësisë

Gjetjet e hulumtimit “Indeksi i Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit”, kanë nxitur debat në mes të përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë dhe shoqërisë civile, lidhur me efikasitetin e këtyre institucioneve, shkruan sot Koha Ditore. Në tryezën “Sfidat e Sistemit të Drejtësisë”, të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, janë paraqitur rezultatet […]
Gjetjet e hulumtimit “Indeksi i Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit”, kanë nxitur debat në mes të përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë dhe shoqërisë civile, lidhur me efikasitetin e këtyre institucioneve, shkruan sot Koha Ditore.
Në tryezën “Sfidat e Sistemit të Drejtësisë”, të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, janë paraqitur rezultatet e hulumtimit, të cilat flasin për besueshmëri të ulët të qytetarëve në aftësinë e institucioneve të drejtësisë për luftimin e krimit dhe të korrupsionit.
Arbana Merja, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se 74 për qind e qytetarëve besojnë se personat me ndikim politik kanë më pak gjasa që të ndëshkohen nga ligji. Ndërsa, 55 për qind mendojnë se në këto institucione praktikohen format e korrupsionit, siç janë mitmarrja dhe ryshfeti.












