Qytetarët e fyejnë Labinot Tahirin në komentet poshtë statusit të Pacollit, shikoni si ‘shpërthen’ ai (Foto)

Ka mjaftuar një status i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit në Facebook lidhur me dakordimin e LAA-së dhe Vetëvendosjes për disa çështje, që të ‘shpërthejnë’ edhe komentet fyese nga qytetarët. Kësaj radhe cak i tyre ishte deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, të cilin e kanë quajtur edhe ‘pevaq’. Por reagimi i tij ishte i […]
Ka mjaftuar një status i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit në Facebook lidhur me dakordimin e LAA-së dhe Vetëvendosjes për disa çështje, që të ‘shpërthejnë’ edhe komentet fyese nga qytetarët.
Kësaj radhe cak i tyre ishte deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, të cilin e kanë quajtur edhe ‘pevaq’.
Por reagimi i tij ishte i menjëhershëm, pasi ua kthen duke ju thënë se ‘pevaqi o ti fylloo e dëgjon vetëm Zotin’’.
Ai tutje shkruan se ‘Pevaqi ti ka qa shumë rrugë, ka bërë zgjidhje dhe tani do ta bëjë zgjidhjen’’.
Ndërsa Tahiri komentuesve tutje u shkruan se ‘Behgjeti është shumë i meqëm, ama në mendjen tonë i kemi mendjet ndryshe. Shko fol me Behgjetin se çfarë jam unë dhe kush jam unë. Komandat i marr nga ai lart e jo nga ti poshtë’’, ka përfunduar Tahiri komentin e tij.














