“Qeverinë le ta bëjnë ata që e rrëzuan, LDK preferon opozitën”

Përderisa takimet në mes të koalicionit LAA dhe VV-së po vazhdojnë dhe krerët e këtyre partive kanë dhënë shenja pozitive për mundësinë e arritjes së një marrëveshje për krijimin e institucioneve, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka dhënë sot një deklaratë krejtësisht të kundërt, shkruan Periskopi. Veliu, në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se […]
Përderisa takimet në mes të koalicionit LAA dhe VV-së po vazhdojnë dhe krerët e këtyre partive kanë dhënë shenja pozitive për mundësinë e arritjes së një marrëveshje për krijimin e institucioneve, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka dhënë sot një deklaratë krejtësisht të kundërt, shkruan Periskopi.
Veliu, në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se nuk shpreson që këto takime do të sjellin ndonjë rezultat konkret.
E madje ai ka thënë se Qeverinë le ta bëjnë ata që e kanë rrëzu, e LDK-ja përferonë të mbetet në Opozitë.
“Ndërsa sa i takon nivelit qendror ne e kemi dhënë përgjigjen që qeverinë le ta bëjnë ata që e kanë rrëzu, të bëhen bashkë ata. Ne preferojmë më tepër në çfarëdo kombinacioni që të mbesim opozitë sesa të futemi në qeveri”, ka thënë ai.












