“Pushteti i Vuçiqit u ka sjellë më shumë të këqija serbëve se Prishtina”

“Pushteti i Vuçiqit u ka sjellë më shumë të këqija serbëve se Prishtina”

Deklarata e Marko Gjuriqit se “Lista srpska është projekt me rëndësi kombëtare, është edhe një mashtrim në vargun e mashtrimeve të këtij politikani axhami, ka kumtuar sot ajo që veten e quan Lëvizja Kombëtare serbe e Kosovës – Narodni pokret Srba sa KIM “Otadžbina” – Atdheu. “E ashtuquajtura Lista srpska është krijuar që veprimtarinë e […]

“E ashtuquajtura Lista srpska është krijuar që veprimtarinë e vet ta zhvillojë në kuadër të pushtetit separatist në Prishtinë, që në esencë do të thotë se ajo e njeh pavarësinë e Kosovës. Aq më shumë, pasi që ajo politikisht vepron në përputhje me Kushtetutën e ligjet e të vetëshpallurës Republikë e Kosovës. Marko Gjuriq thotë se serbët nuk duhet të përçahen por të gjithë duhet të veprojnë në kuadër të Listës Srpska që do të thotë se të gjithë serbët në Kosovë duhet të përfshihen në tradhtinë kolektive.

Gjatë pesë vjetëve të shkuar, ose më saktë gjatë pushtetit të Vuçiqit, në përkujdesjen e të ashtuquajturës Lista srpska, ndaj serbëve të Kosovës po bën dhunë të tmerrshme përmes hedhjes së bombave, djegies së automobilave , largimit nga puna, shantazhimit, dhe, të gjitha këto bëhen me dëshirën që të disiplinohen serbët e papërshtatshëm. Vështirë të thuhet, por është e vërtetë se gjatë kësaj periudhe serbëve më shumë të këqija u ka sjellë regjimi diktatorial i Vuçiqit sesa pushteti separatist i Prishtinës. Për këtë arsye, kjo ftesë për unitet do të thotë që edhe viktima e dhunës e edhe dhunuesit duhet të jenë të gjithë në kolonën e cila shpie në mohimin e Kosovës”, thuhet në kumtesën e kësaj lëvizje të cilën e ka publikuar jugpress.

„Lista srpska“ si parti politike po zhvillon negociata aktive me Ramush Haradinajn për formimin e qeverisë separatiste. Pa pikë turpi e pa ndërgjegje të vrarë, ata dëshirojnë që me njeriun që ka bërë krimet më të mëdha ndaj serbëve, ta themelojnë qeverinë, sepse, gjoja, është në interes të tyre për shkak numrit sa më të madhe të vendeve ministrore, siç thonë vetë. Kjo tejkalon të gjithë kufijtë e mirësjelljes. Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiqit sa nuk bëri skandal me Francën e cila Ramush Haradinajn e liroi nga burgu e tash po ky Ramush s’e pengon të jetë pjesë e Qeverisë së tij”, theksohet më tutje në kumtesë.

“Është e sigurt se asnjë hap politik e ashtuquajtura Listë Srpska nuk e bën pa lejen e Aleksandar Vuçiqit i cili këtë ditë po thërret serbët për dialog të brendshëm mbi Kosovën. Mënyra se si po zhvillohet ky dialog është relativisht i habitshëm sepse cilido qëndrim politik që nuk i pëlqen Vuçiqit, ai sulmon atë. Kur Sanda Rashkoviq-Iviq, kryetare e grupit të deputetëve „Za spas Srbije“ ( Për shpëtimin e Serbisë) e paraqiti idenë e për konflikt të ngrirë, deputeti i partisë së Vuçiqit –SNS, Vladimir Orliq idenë e tillë e quajti idiotizëm politik. Ose kur para saj prof. dr Slobodan Samarxhiq si kryetar i Lëvizjes shtetërore të Serbisë (Državotvorni pokret Srbije) paraqiti mendimin se nuk duhet nxituar me zgjidhjen e statusit të Kosovës, u sulmua rëndë nga zëdhënësi privat i Vuçiqit TV Pink që vetëm se nuk e përdhosi. Propozimi i fundit i Oliver Ivanoviq që Serbia duhet ta përdorë modelin e Qipros, shkakto tamam histeri tek Aleksandar Vuçiq .

Për fat të keq, kështu duket të jetë dialogu i brendshëm për Kosovën i kryetarit të Serbisë, përkatësisht e tillë është demokracia që e zbaton Lista srpska dhe kryetari në vendin Serbi”, thotë “Otadžbina”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?