Pushohet nga puna komentatori politik, bëri këtë veprim (Foto)

Jeffrey Lord, një komentator politik dhe mbështetës i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u pushua dje nga puna, pasi eksperti i televizionit CNN përdori një përshëndetje naziste gjatë një postimi në Tëitter që i drejtohej një aktivisti liberal. “Përshëndetjet naziste janë të pajustifikueshme”, tha televizioni CNN gjatë një deklarate. “Jeffrey Lord nuk është më i punësuar në rrjetin e CNN-it”, sipas […]
Jeffrey Lord, një komentator politik dhe mbështetës i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u pushua dje nga puna, pasi eksperti i televizionit CNN përdori një përshëndetje naziste gjatë një postimi në Tëitter që i drejtohej një aktivisti liberal.
“Përshëndetjet naziste janë të pajustifikueshme”, tha televizioni CNN gjatë një deklarate.
“Jeffrey Lord nuk është më i punësuar në rrjetin e CNN-it”, sipas një artikulli të një korrespondenti të medias, shkruan atsh. Gjatë një interviste pas pushimit të tij nga puna , Lord tha se postimi i tij në Tëitter drejtuar aktivistit Angelo Carusone, ishte keqkuptuar.
“Unë i ironizoj personat që përdorin taktika të dhunshme në stilin e fashistëve dhe nazistëve për të ndaluar transmetimet e gazetarëve dhe njeri prej tyre isha unë”, tha ai sipas gazetës së përditshme amerikane “Neë York Times”.













