Punimet e KEK-ut, banorët e Shipitullës paralajmërojmë protesta të dhunshme

Punimet e KEK-ut, banorët e Shipitullës paralajmërojmë protesta të dhunshme

Zhurma e ekskavatorëve të KEK-ut, e filluar një muaj më parë në fshatin Shipitullë të Obiliqit, u ndal në mëngjesin e kësaj të enjte për të vazhduar prapë në orën 11. Ekskavatorët pushuan vetëm gjatë kohës sa po protestonin banorët e këtij fshati. Ardian Mjekiqi, përfaqësues i Lagjes Mjekiqi, thotë se protesta e tyre mund […]

Zhurma e ekskavatorëve të KEK-ut, e filluar një muaj më parë në fshatin Shipitullë të Obiliqit, u ndal në mëngjesin e kësaj të enjte për të vazhduar prapë në orën 11.

Ekskavatorët pushuan vetëm gjatë kohës sa po protestonin banorët e këtij fshati.

Ardian Mjekiqi, përfaqësues i Lagjes Mjekiqi, thotë se protesta e tyre mund të bëhet e dhunshme nëse KEK-u nuk ndal punimet pa arritur marrëveshje shpronësimi.

Bashkëfshatari i Ardianit, Saim Krasniqi, thotë se KEK-u po refuzon t’i punësojë banorët e këtij fshati. Vetëm në lagjen e tij janë 52 familje, të cilat presin t’u punësohen nga një familjar në këtë korporatë.

Ndërsa, Senar Mirena thotë se KEK-u me këto ndërtime po e shkel kornizën politike për zhvendosje.

Zyrtarë në KEK i kanë thënë KTV-së se kjo korporatë po pret përfundimin e procedurave për të aktivizuar mekanizimin e heqjes së djerrinës.

“Deri sot KEK-u ka arritur mbi 20 marrëveshje. Është në pritje edhe të një numri të konsideruar të marrëveshjeve gjatë këtyre ditëve, pasi që ka reflektim pozitiv nga banorët. Kjo është një dëshmi se janë aplikuar standarde të larta ndërkombëtare për shpronësimin e banorëve të Shipitullës”.

Javën e kaluar, qeveria në detyrë miratoi propozimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për shpronësimin e pronave të paluajtshme në Hade e Shipitullë.

Këto zona kadastrale preken nga realizimi i projektit për mihje që plotëson nevojat e KEK-ut për thëngjill.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?