Prokuroria Themelore në Prishtinë hesht karshi skandalit 15-milionësh (DOKUMENT)

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 16 qershor të vitit që lamë pas ka qenë e njoftuar zyrtarisht për rritjen e madhe të ndërtimeve të jashtëligjshme në fshatin Shipitullë të komunës së Obiliqit, e ku për një viti kostoja e shpronësimit është ngritur nga 5.5 në 15.5 milionë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri” Janë bërë më […]

Janë bërë më shumë se 13 muaj prej kur Zyra Ligjore e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kishte kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që ta hetojë procesin e ndërtimin të shtëpive ilegale në fshatin Shipitullë të komunës së Obiliqit, pasi që territori i fshatit në fjalë me vendim të Qeverisë së Kosovës ishte shpallur zonë me interes nacional, ku dhe ndalohej ndërtimi dhe mbindërtimi në atë zonë.

Por, pavarësisht kësaj, banorë nga ky fshat, por edhe nga pjesë tjera të Kosovës, me qëllime përfitimi kanë ndërtuar objekte të shumta, e ku brenda periudhës njëvjeçare kostoja e shpronësimit është rritur nga 5.5 në 15.5 sa llogaritet të jetë tash.

Në shkresën e siguruar nga gazeta “Zëri”, të cilën Zyra Ligjore e KEK-ut e ka dërguar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, thuhet se me projekt-elaboratin e divizionit të prodhimit të qymyrit në vitin 2014 për shpronësimin e 52 hektarëve nga kjo zonë, konkretisht rreth fshatit Shipitullë, janë evidentuar vetëm 29 shtëpi, ndërsa pas kësaj periudhe numri i shtëpive dhe objekteve ka kaluar shifrën prej 200, ku të gjitha janë ndërtuar me të vetmin qëllim – përfitimin material.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?