Prokuroria jep detaje të reja për rastin e Astrit Deharit

  Prokuroria e Prizrenit është ende në pritje të analizave të videove të kamerave të sigurisë nga Qendra e Paraburgimit në Prizren për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari. I kontaktuar nga Kallxo.com, prokurori i rastit Metush Biraj tha se ende janë në pritje të analizave që po bëhen në Austri. “Jemi […]

Prokuroria e Prizrenit është ende në pritje të analizave të videove të kamerave të sigurisë nga Qendra e Paraburgimit në Prizren për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

I kontaktuar nga Kallxo.com, prokurori i rastit Metush Biraj tha se ende janë në pritje të analizave që po bëhen në Austri.

“Jemi në pritje të analizave, të cilat i kemi dërguar në Austri. Sipas mendimit tim këto analiza do të kthehen brenda dy muajve”, tha Biraj.

Prokurori Biraj tha se rasti Dehari zyrtarisht është ende i hapur dhe sipas tij këto analiza të cilat pritet të kthehen nga shteti austriak do të heqin të gjitha dilemat rreth rastit.
“90 për qind të veprimeve hetimore janë kryer në këtë rast”, tha Biraj.
Astrit Dehari ishte aktivist i “Vetëvendosjes”.

Ai vdiq më 5 nëntor të vitit të kaluar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku po mbahej si i dyshuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore rreth shkaqeve të vdekjes së Astrit Deharit i bërë publik më 18 nëntor 2016 përcakton se ai ka bërë vetëvrasje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?