Profesori nervozohet keq me ndryshimin e ligjit për regjistrimin e veturave: Shtet zhvatës

Profesori universitar dhe komentuesi i ngjarjeve politike, Ardian Gola shtetin e Kosovës e ka quajtur zhvatës, haraqmarrës ligjor dhe plaçkitës me letra. Nervozizmi i Golës vjen pas ndryshimeve ligjore në regjistrimin e makinave, kur shtetasi i Kosovës blen veturën e re, duke e detyruar që pavarësisht se vetura ka ende afat regjistrimi në dispozicion, ta […]
Profesori universitar dhe komentuesi i ngjarjeve politike, Ardian Gola shtetin e Kosovës e ka quajtur zhvatës, haraqmarrës ligjor dhe plaçkitës me letra.
Nervozizmi i Golës vjen pas ndryshimeve ligjore në regjistrimin e makinave, kur shtetasi i Kosovës blen veturën e re, duke e detyruar që pavarësisht se vetura ka ende afat regjistrimi në dispozicion, ta regjistrojë sërish.
Ai pyet se përse qytetari duhet të paguajë edhe njëherë taksat përcjellëse vjetore, kur ato paguhen një herë.
Ai thotë se këto metoda, qytetarin e bëjnë të ndjehet të shpronësuar nga shteti i tij, shkruan Periskopi.
Reagimi i plotë i Golës:
Devinitivisht ky shtet eshte zhvates deri n’pike t’fundit. Haraqmarres ligjor. Plackites me letra.
Kqyrne marifetin institucional: me nderrimin e pronesise se vetures, paret e sigurimit te mbetur iu kthekan pronarit te ri, por regjistrimi i vetures me te gjitha taksat tjera kthehet ne zero. Pra, 40 eur takse rrugore, 10 eur takse ekologjike, 10 eur takse komunale, 25 eur regjistrimi, 20 eur tabelat, 10 eur libreza. N’qofsha mire me shifra, shteti padrejtesisht perfiton, me fjale tjera i plackite me ligj, qytetaret per plot 115 eur ne cdo shitblerje. Ku eshte arsyeja? Pse qytetari duhet te paguaje keto taksa per nje veture, per t’cilen tashme jane paguar njehere ato taksa vjetore?
Me kane qe po t’kthehen bile keto taksa ua kisha bo hallall. Por n’fund t’dites kur t’shkon n’spital flene me bubashvaba, ne krevate teresisht te amortizuar, me berllog deri te hunda neper shporta, me mjeke te mbingarkuar ne rastin me te mire dhe te korruptuar ne rastin me te keq etj.
Me keso politika, ec e perjetoje tash kete shtet si t’tendin! Kjo t’bon me u ndi sa t’shpronesuem nga shteti yt aq edhe i zhvatur n’paret tuaja.












