“Profecia” e pabesueshme e Nikola Teslës për smartphone-t

“Profecia” e pabesueshme e Nikola Teslës për smartphone-t

Shkencëtari imagjinonte një botë në të cilën ishte e mundur të zeroje distancat, falë një objekti që mund të futej në xhep: të rilexuara sot, fjalët e tij janë çuditërisht profetike. Vepra e Nikola Teslës, një prej shkencëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, babai i studimeve mbi elektromagnetizmin dhe “magjistari i elektricitetit”, konsiderohet […]

Vepra e Nikola Teslës, një prej shkencëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, babai i studimeve mbi elektromagnetizmin dhe “magjistari i elektricitetit”, konsiderohet si pioniere në shumë aspekte.

NJË ENDERR E REALIZUAR

Por shpikësi fatkeq me origjinë serbo-kroate, shumë herë i privuar nga meritat e tij shkencore, mund të ketë parashikuar diçka të afërt me ne.

Në një intervistë të dhënë në vitin 1926 për gazetarin amerikane John B. Kennedy, ai iu referua një pajisjeje që ngjan në mënyrë mbresëlënëse me smartphone-t aktualë. ja një pjesë e marrë nga revista TIME:

“Kur telefonia pa kabllo do të aplikohet në mënyrë të përsosur, e gjithë Toka do të shndërrohet në një tru të madh, ashtu siç në fakt është, dhe të gjitha gjërat do të jenë pjesë e një të tëre reale dhe që pulson. Ne do të jemi në gjendje të komunikojmë menjëherë, pa marrë parasysh distancën.

Jo vetëm kjo, por përmes televizionit dhe telefonisë ne do të jemi në gjendje të shihemi dhe të dëgjohemi, tamam sikur të ishim ballë për ballë, edhe pse me mijëra km larg. Dhe mjetet që do të na lejojnë ta bëjmë këtë do të jenë tepër të thjeshta, krahasuar me telefonin që po përdorim tani. Një njeri do të jetë në gjendje t’i mbajë në xhepin e xhaketës”.

Këto fjalë, të lexuara sot, duket se nuk parashikojnë vetëm ardhjen e smartphonëve, por edhe internetin, Skype, FaceTime dhe të gjitha teknologjitë me të cilat mund të eleminojmë distancat.

BARAZIA E VERTETE

Në të njëjtën intervistë, Tesla shprehet gjithashtu për të ardhmen e gjinisë femërore, me fjalë të një parashikimi ekstrem:

“Kjo betejë për barazinë gjinore do të çojë në një rend të ri, ku gruaja do të jetë superiore. Gratë së pari do të demonstrojnë barazinë e tyre dhe pastaj superioritetin e tyre, jo në imitimin sipërfaqësor fizik të burrit, por në zgjimin e intelektit femëror”.

Fjalë që edhe njëherë demonstrojnë frymën vizionare të shpikësit të famshëm, i cituar si frymëzim nga disa prej pronarëve të sotëm të biznesit si Elon Musk (i cili gjithashtu i huazoi emrin për kompaninë e tij automobilistike) ose bashkë-themelues i Google, Larry Page. / Bota.al

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?