Pritjet e gjata në pikat kufitare, të pashmangshme

Pritjet e gjata në pikat kufitare, të pashmangshme

Qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore, gjatë udhëtimit të tyre për në Kosovë dhe kthimit, po ballafaqohen me pritje të gjata në pikat kufitare. Pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës, në veçanti në pikat kufitare, ndodhin çdo vit gjatë sezonit të verës. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se […]

Pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës, në veçanti në pikat kufitare, ndodhin çdo vit gjatë sezonit të verës.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se pritjet në disa pikëkalime kufitare po zgjasin deri në tri orë.

Pritjet më të gjata sipas kësaj qendre, janë në pika kalimet në Merdarë, Mutivodë dhe Dheu i Bardhë.

Autoritetet e Kosovës vazhdimisht kishin potencuar se do të marrin masa që t’i shmangin këto pritje.

Mirëpo, këto pritje konsiderohet të jenë gati të pashmangshme për shkak të fluksit të madh të qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, e të cilët gjatë sezonit të verës vijnë për pushime në vendlindje.

Në Ministrinë e Diasporës thonë se gjatë këtij sezoni të verës ka arritur një numër i madh i ankesave të emigrantëve nga Kosova, të cilët janë ankuar për pritjet e gjata për të kaluar procedurat kufitare.

Këshilltari i lartë politik në Ministrinë e Diasporës në Qeverinë në largim të Kosovës, Kushtrim Sheremeti, thotë për Radion Evropa e Lirë se në vazhdimësi janë duke punuar për t’i informuar qytetarët për pritjet, të cilat eventualisht janë nëpër kufij.

“Ankesat janë të përhershme, por njëkohësisht ka bashkatdhetarë, të cilët na kontaktojnë para se të hyjnë në pikat kufitare. Në këtë sezon Ministria e Diasporës e ngrit nivelin e përgjegjësisë më të madh, edhe mundohemi të jemi në pranë mjeteve tona të komunikimit dhe të shpërndajmë linkun e aplikacionit që t’i informojmë bashkatdhetarët”, thekson Sheremeti.

Ai iu bën thirrje qytetarëve që t’i shmangin pikat kufitare ku pritjet janë të gjata dhe t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera që janë më pak të ngarkuara.

“Për faktin që ka çdo herë fluks të madh të njerëzve, çdo herë do të ketë pritje. Ne jemi munduar maksimalisht që gjatë gjithë kësaj kohe t’iu kërkojmë bashkatdhetarëve që para futjes në Kosovë dhe daljes nga Kosova, ta shohin aplikacionin, të cilin e ka punuar Ministria e Punëve të Brendshme me kërkesën tonë, që të shohin ku është fluksi më i vogël dhe t’i shfrytëzojnë të gjitha pikat e mundshme dhe jo vetëm atë Te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë”, thotë Sheremeti.

Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit, është rreth 350 mijë, por thuhet se ky numër është shumë më i madh dhe atë afër 1 milion qytetarë.

Shteti ku më së shumti kanë emigruar kosovarët, është Gjermania me 35.25 për qind, pasuar nga Zvicra me 22.94 për qind.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?