Prishtinë, vetura godet një nënë me dy vajza dhe ikën nga vendi i ngjarjes (Video)

Sot rreth orës 17:50 ka ndodhur një aksident në lagjen “Kodra e Trimave” të Prishtinës. Një veturë e ka goditur një nënë me dy vajza dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes- thotë një lexues i Gazetës Express. Sipas videove dhe fotografive vërehet se banorët janë ofruar për t’i ndihmuar këto këmbësore, ndërkohë që ende […]
Sot rreth orës 17:50 ka ndodhur një aksident në lagjen “Kodra e Trimave” të Prishtinës. Një veturë e ka goditur një nënë me dy vajza dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes- thotë një lexues i Gazetës Express.
Sipas videove dhe fotografive vërehet se banorët janë ofruar për t’i ndihmuar këto këmbësore, ndërkohë që ende nuk dihen shkaktarët që çuan deri te ky aksident.
Rikujtojmë se numri i aksidenteve në vendin tonë është shtuar, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 66 aksidente. Njëri nga ta ka përfunduar me fatalitet, raporton Express.
Ndërkohë që çdo ditë shqiptohen afër 2 mijë gjoba për kundërvajtësit e trafikut.
Policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.
Më poshtë mund t’i shihni videot nga aksidenti në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.













