Prindërit myslimanë e adoptojnë vajzën 5 vjeçare, por i ndodh e papritura asaj (Foto)

Një vajzë e krishterë, pesë vjeçare është detyruar të jetojë në një shtëpi me prindër kujdestarë mysliman, teksa aty askush nuk fliste gjuhën angleze. Kujdestarët e saj ia hoqën kryqin asaj duke e nxitur për të mësuar gjuhën arabe, shkruan sot Dailymail, përcjell Periskopi. Fëmija që flet gjuhën angleze, ka kaluar gjashtë muaj në dy […]
Një vajzë e krishterë, pesë vjeçare është detyruar të jetojë në një shtëpi me prindër kujdestarë mysliman, teksa aty askush nuk fliste gjuhën angleze. Kujdestarët e saj ia hoqën kryqin asaj duke e nxitur për të mësuar gjuhën arabe, shkruan sot Dailymail, përcjell Periskopi.
Fëmija që flet gjuhën angleze, ka kaluar gjashtë muaj në dy familje myslimane, pas shpërnguljes nga shtëpia e kujdesit në Kullën Hamlet në lindje të Londrës.
Autoritetet vendore kanë treguar se si vajza ka qarë dhe i është lutur shtëpisë së kujdesit, gjegjësishtë puntorit social që mos ta kthenin në familjet myslimane.
“Ata nuk flasin anglisht”, ka thënë ajo.
Nëna e saj ka refuzuar kthimin e saj nga një vizitë në shtëpi për vaktin e saj të preferuar, spageta carbonara, por vajza tha se ishte e ndaluar se përmbante përshutë të derrit që myslimanët nuk e hanë.

Ajo që ka befasuar edhe më shumë, është se vajza kohëve të fundit ka thënë se ‘Krishtlindjet dhe Pashkët “ janë budallallëk, teksa shtoi se gratë evropiane janë budallaqe dhe alkolike, shkruan The Times.
Ndërsa detajet tjera tregojnë se vajza ishte shumë e pikëlluar pasi që kujdestari ia kishte hequr kryqin e saj dhe e kishte inkurajuar të mësonte gjuhën arabe.
Që të dy vendosjet e kësaj vajze në prindër kujdestarë u bënë nga Kulla Hamlet, e cila ishte e përmendur për skandale.
Autoriteteve vendore kanë kërkuar që t’i kushtohet vëmendje të duhur fesë, origjinës racore dhe prejardhjes kulturore dhe gjuhësore të fëmijës “kur i vendosin ata në një shtëpi përkujdesëse”.
E nëna e vajzës thuhet të jetë e tronditur nga rrethanat në të cilat është vendosur vajza e saj.
Një mik i saj i ka thënë gazetës: “Është një vajzë e bardhë pesë vjeçare. Ka lindur në këtë vend dhe e flet anglishten, e ka në qejf futbollin, ka pasaport britaneze dhe është pagëzuar në kishë. Ajo momentalisht po përjeton një traumë të madhe që është ndarë me forcë nga familja. Asaj i duhet një ambient ku është e rrethuar me siguri. Ndërsa ajo po përjeton një ambient jo të njohur dhe jo familjar. Kjo me të vërtet është një frikë për një fëmijë të vogël siç është ajo”, ka thënë ai.
Vajza e vogël në katër muajt e parë ka jetuar me një familje, ku kujdestarja ka qenë e mbuluar me niqab, gjegjësishtë me burka e ka mbuluar fytyrën kur ka dalë në publik.
Ndërkohë, në muajin prill në shtëpinë e kujdesit ‘Toër Hamlet’, janë gjetur parregullësi të shumta.
Shërbimi i fëmijëve të këshillit u vlerësua si i papërshtatshëm dhe konstatoi se kishte një ‘kulturë të ngulitur të mospërputhjes me standardet themelore të punës sociale’.
Ndërkohë departamenti i Arsimit tha: “Kur vendosni një fëmijë në një shtëpi kujdesi, autoritetet lokale duhet të sigurojnë që vendosja është mënyra më e përshtatshme për të mbështetur mirëqenien e fëmijës. Sfondi i fëmijës është një konsideratë e rëndësishme në këtë vendim.
Një zëdhënës i këshillit tha: ‘Ne nuk mund të komentojmë rastet individuale. Në çdo rast i japim konsideratë absolute sfondit të fëmijëve tanë dhe identitetit të tyre kulturor. Të gjithë kujdestarët tanë marrin trajnim për të siguruar që ata janë plotësisht të kualifikuar për të përmbushur nevojat e fëmijëve në kujdesin e tyre.
E nuk është hera e parë që Kulla Hamlet ka qenë e përfshirë në skandale. Në vitin 2014, një raport i qeverisur nga qeveria sugjeroi se kryebashkiaku Lutfur Rahman kishte lidhje me grupet ekstremiste islamike, duke përfshirë një që kërkonte të ngrinte një shtet të Sheriatit në Evropë.
Në vitin 2011, u raportua se një grua aziatike 31 vjeçare, e cila punonte në një farmaci në vend, kishte marrë kërcënime me vdekje për refuzimin e veshjes së niqabit, megjithëse ajo nuk ishte një muslimane praktikuese./Periskopi












