Prindërit: Ja si na i rrihte edukatorja fëmijët në kopsht

Prindërit: Ja si na i rrihte edukatorja fëmijët në kopsht

Dëshmite e prinderve kane fundosur ish-edukatoren e kopshtit “Diren”, Elona Turdiu, e cila shpall e fajshme per vepren konsumuar në dëm të tre fëmijëve të mitur, shkruan “Panorama”. Administratorja e kopshtit, Anjeza Shabani, në gjyq Prindërit e të miturit R. A. kanë konstatuar sjellje shqetësuese te djali i tyre, si p.sh.: “i binte vetes me grushte […]

Dëshmite e prinderve kane fundosur ish-edukatoren e kopshtit “Diren”, Elona Turdiu, e cila shpall e fajshme per vepren konsumuar në dëm të tre fëmijëve të mitur, shkruan “Panorama”.

Administratorja e kopshtit, Anjeza Shabani, në gjyq
Administratorja e kopshtit, Anjeza Shabani, në gjyq

Prindërit e të miturit R. A. kanë konstatuar sjellje shqetësuese te djali i tyre, si p.sh.: “i binte vetes me grushte në kokë, trembej natën në gjumë, vendoste duart te veshët, kishte frikë nga errësira, trembej kur ata kërkonin ta përkëdhelnin, etj”.

Nisur nga këto simptoma ata janë shqetësuar dhe kanë dyshuar se këto sjellje ishin si pasojë e dhunës së ushtruar në kopshtin e tij. Ata kanë kontaktuar disa herë të pandehurën, duke i treguar për shenjat e djalit të tyre.

Ajo u ka mohuar që të kishte kryer sjellje ndaj fëmijës, duke u munduar që të justifikonte edhe sjelljet e saj në raport me fëmijët e kopshtit. Më pas ata kanë filluar të interesohen në mënyrë private për këtë edukatore dhe kanë mësuar se ajo kishte qenë e punësuar edhe në kopshte të tjera, por e kishin larguar nga puna për shkak të dhunës verbale, fizike dhe psikologjike që ushtronte ndaj fëmijëve.

Në muajin shtator të vitit 2015, në kopshtin e shtetases është regjistruar i mituri me iniciale A. K. Gjatë kohës që ky fëmijë ka qëndruar në kopsht, është keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht edhe nga e pandehura, pasi ajo në mënyrë sistematike i ka shkulur veshin, pickuar, gjuajtur me shkelma, bërtitur, fyer me fjalë “kokëderr, kafshë” dhe mbuluar kokën me batanije, edhe pse mund të ishte vapë.

Mbas dy muajve, prindërit e tij kanë vënë re se ai ka filluar të shfaqë shqetësime të ndryshme, duke u zgjuar disa herë gjatë natës, qarë dhe ul- ëritur pa shkak, si dhe në dy raste ata kanë konstatuar shenja dhune dhe konkretisht të nxira në kofshë dhe në shpinë. Në të njëjtën periudhë në kopsht është regjistruar edhe fëmija E. K.

Gjatë kohës që ky fëmijë ka qëndruar në kopsht është keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht edhe nga kjo shtetase, pasi ajo në mënyrë sistematike i ka shkulur veshin, flokët, pickuar, gjuajtur në të gjithë trupin, bërtitur, fyer dhe mbuluar kokën me çarçaf edhe pse mund të ishte vapë.

Mbas vajtjes në kopsht, fëmija ka paraqitur shqetësimet ndryshme si, trembje në gjumë gjatë natës dhe qarje pa shkak. Ajo nuk donte të shkonte në kopsht dhe u thoshte prindërve se aty i shkulnin flokët, i tërhiqnin veshin, e fyenin duke i thënë “debile, kafshë, etj…”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?