Princi Harry dhe William rrëfejnë çastet e fundit të vdekjes së nënës së tyre

Princ Harry dhe William kanë folur haptas për momentin e kumtimit të lajmit se ka vdekur nëna e tyre, Princeshë Diana. E këtë rrëfim e kanë folur për dokumentarin e BBC-së. Princ Harry ka treguar se si Princ Charles e ka hapur çështjen e vdekjes së nënës së tyre. Në një intervistë emocionale, që të […]
Princ Harry dhe William kanë folur haptas për momentin e kumtimit të lajmit se ka vdekur nëna e tyre, Princeshë Diana. E këtë rrëfim e kanë folur për dokumentarin e BBC-së.
Princ Harry ka treguar se si Princ Charles e ka hapur çështjen e vdekjes së nënës së tyre.
Në një intervistë emocionale, që të dy princërit William dhe Harry, kanë shpalosur detajet e marrjes së lajmit për nënën e tyre, e cila ka vdekur në një aksident trafiku në Paris, shkruan Dailymail, përcjell Periskopi.
Për disa ditë me radhë, ditë këto pas aksidentit , Princërit japin një tregim të gjallë se si ata duhej të fshihnin trishtimin që kishin në sytë e tyre karshi publikut.
Në një dokumentar të BBC-së, i cili do të transmetohet të dielën, William dhe Harry kanë folur për tronditjen dhe hutimin e tyre në shkallën ‘e veçantë’ të zisë publike.
E pranë tyre është gjendur Princ Charles, thotë Harry.
“Njëra nga gjërat më të vështira për prindërit është që t’ua kumtosh fëmijëve lajmin se njëri prind ka vdekur”, thotë Harry.
“Por ai ka qenë me ne, ai ka qenë çdoherë afër nesh teksa është siguruar që jemi mirë dhe të mbrojtur. Por ta dini ai ka qenë në të njëjtën gjendje si ne”, thotë më tej Princ Harry.
E në anën tjetër Princ William kujton momentet e vështira që ka kaluar ato ditë.















