Presidenti premton angazhim më të madh për të pagjeturit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se është e papranueshme që tërë këto vite nuk është zbardhur fati i të pagjeturve. “Kam qenë dhe mbes i angazhuar që çështja e të pagjeturve të mbyllet shpejt dhe drejt. Personalisht do të angazhohem që të zbardhet fati i të pagjeturve dhe të mbyllet ky kapitull”, tha presidenti […]

“Kam qenë dhe mbes i angazhuar që çështja e të pagjeturve të mbyllet shpejt dhe drejt. Personalisht do të angazhohem që të zbardhet fati i të pagjeturve dhe të mbyllet ky kapitull”, tha presidenti Thaçi.

Këto komente presidenti i ka bërë gjatë një fjalimi në konferencën e organizuar nga Qendra Burime për Persona të Zhdukur që po mbahet në Prishtinë.

Thaçi po ashtu ka thënë se është i njoftuar për sfidat për identifikimin e gjetjeve mortore të të pagjeturve dhe se është e kuptueshme dhimbja e familjeve të cilët qe gati dy dekada presin për familjarët e tyre.

“Çështja e personave të pagjetur kërkon maturi, durim dhe dhembshuri”, tha presidenti.

Sipas tij çdo iniciativë e familjarëve apo kujtdo tjetër do të ketë përkrahjen institucionale dhe të tij për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?