Prapë Isa Mustafa, fajëson të gjithë – edhe qytetarët

Prapë Isa Mustafa, fajëson të gjithë – edhe qytetarët

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, po vazhdon me shkrimet e tij të çuditshme në Facebook. Sikurse dje, edhe sot ka bërë një postim duke viktimizuar veten e fajësuar të gjithë të tjerët. Madje, ai flet edhe për Kuranin e për Biblën e për dallimin në mes të Engjëjve e Djajve. Mustafa ka thënë se do […]

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, po vazhdon me shkrimet e tij të çuditshme në Facebook.

Sikurse dje, edhe sot ka bërë një postim duke viktimizuar veten e fajësuar të gjithë të tjerët.

Madje, ai flet edhe për Kuranin e për Biblën e për dallimin në mes të Engjëjve e Djajve.

Mustafa ka thënë se do të dëshironte që të shkruaj se si përfaqësues të të gjitha subjekteve dhe qytetarët vlerësuan punën, që sipas tij, ka bërë Qeveria Mustafa. Mirëpo ai ka thënë se kjo nuk ndodhi, sepse ata që e rrëzuan qeverinë i dhanë të drejtë dhunës.

“Kjo nuk ndodhi, sepse ata që e rrëzuan qeverinë i dhanë të drejtë dhunës. Legalizuan gurët dhe flakën e hedhur mbi policët tanë (djem dhe vajza të këtij vendi që shërbejnë për një pagë për të mbajtur familjet e tyre dhe për të mbrojtur shtetin e tyre). Promovuan akterët e flakës së vënë ndërtesës së Qeverisë dhe të Kuvendit, të sulmeve me mollotov dhe bomba në shtëpi private, të kanonadave të gazit lotësjellës dhe dhunës në Sallën ku aprovohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. Të predhave të drejtuara në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh Mustafa.

Ky është statusi i plotë i Isa Mustafës:

E vërteta dhemb. Më dhemb edhe mua!

Do të kisha dëshiruar që dje të shkruaj se si , PDK, VV, Lista Serbe, AAK, Nisma, përfaqësuesit e turqve, boshnjakëve, romëve, ashkalinjve, egjiptasëve në Kuvend dhe qytetarët vlerësuan një punë me përkushtim në rritjen ekonomike stabile prej 4%, për dy vitet e fundit ( më të lartën në regjion) dhe punësimit të mbi 40 mijë njerëzve, se iu gëzuan rritjes së buxhetit të Kosovës, për herë të parë në mbi 2 miliard euro, stabilitetit buxhetor dhe financiar, rritjes së pensioneve; pensioneve të veteranëve të UÇK-së, Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, Kodit shtetëror telefonik të Kosovës, integrimit të komunave të veriut dhe zhbërjes së Mbrojtjes Civile në Veri, përmbushjes së 93 nga 94 kriteret për liberalizimin e vizave; vlerësuan se nuk e dëmtuam paranë publike gjatë kësaj periudhe dhe ndërtuam standarde të reja qeverisëse.

Me mirësjellje dhe mirëkuptim do të shkruaja se na kritikuan dhe bënë vërejtje me vend për proceset, të cilat duhet ti qojmë më shpejtë, për punësim më të madh të të rinjve dhe grave, për tërheqje më të madhe të investimeve nga jashtë, për shëndetësi më të organizuar, për arsim më të mirë, për jetë më të begatshme kulturore,… për procese më demokratike ….

Kjo nuk ndodhi, sepse ata që e rrëzuan qeverinë i dhanë të drejtë dhunës. Legalizuan gurët dhe flakën e hedhur mbi policët tanë (djem dhe vajza të këtij vendi që shërbejnë për një pagë për të mbajtur familjet e tyre dhe për të mbrojtur shtetin e tyre). Promovuan akterët e flakës së vënë ndërtesës së Qeverisë dhe të Kuvendit, të sulmeve me mollotov dhe bomba në shtëpi private, të kanonadave të gazit lotësjellës dhe dhunës në Sallën ku aprovohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. Të predhave të drejtuara në Kuvendin e Kosovës.

U hapën rrugë atyre që sot tentojnë ta formojnë qeverinë me pazare të llojeve të ndryshme. Me sekserë. Sepse ndryshe e kanë vështirë ta formojnë, pasi krye-ideatori i rrëzimit të qeverisë tregoi se nuk di të mendoj politikisht. Dhe nga një rrugë normale, me mendësinë e konspiracionit, e solli vendin në këtë derexhe.

E vërteta është e dhimbshme. E dhimbshme është që unë si Kryeministër, si Kryetar i LDK-së, anëtar Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, profesor i dhjetëra mijërave studentëve të Universitetit të Prishtinës, prind dhe gjysh, t’u rrëfehem qytetarëve të mi për gënjeshtrat, dhunën dhe maltretimet politike. Por, ballafaqimi me të vërtetën pasqyron vlerat e një shoqërie. E vërteta nuk bën të harrohet. Sepse vetëm e vërteta bëhet faktor korrigjues i sjelljeve. Djallit engjëll nuk mund ti themi. Edhe Bibla edhe Kurani e pranojnë se kemi djaj dhe engjëj, por ata i ndan. Ndërkaq, njerëzit i edukojnë të bëjnë vepra të mira. IM

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?