Porosia e Mustafës për Behgjet Pacollin dhe Ramush Haradinajn

Porosia e Mustafës për Behgjet Pacollin dhe Ramush Haradinajn

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka komentuar deklaratat e kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, që Qeveria do të formohet brenda 10 ditësh, raporton Ekonomia Online. Sipas Mustafës, institucionet do të duheshin që të themelohen edhe më herët. “Në Kuvend duhet të zbatohen procedurat ashtu siç janë zbatuar gjithmonë dhe s’kemi arsye që […]

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka komentuar deklaratat e kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, që Qeveria do të formohet brenda 10 ditësh, raporton Ekonomia Online.

Sipas Mustafës, institucionet do të duheshin që të themelohen edhe më herët.

“Në Kuvend duhet të zbatohen procedurat ashtu siç janë zbatuar gjithmonë dhe s’kemi arsye që të bëjmë kapërcime. Nëse Ramushi flet për 10 ditë unë nuk kam arsye që të flas për dhjetë ditë tjera. Unë kam arsye që të them që institucionet të bëhen sa më shpejt, por që të respektohen të gjitha procedurat ligjore edhe kushtetuese përndryshe nuk mund të operoj të them në mënyrë hipotetike me ditë. Është dashur që të themelohen edhe më herët jo për dhjet ditë, është dashur të themelohen këto institucione, duhet që çdo njeri ta bëjë punën e vet, a ka vota as ka vota pastaj do të shihet në Kuvend”, tha Mustafa, i pyetur pas mbledhjes së Qeverisë.

Mustafa ka thënë se nuk ka asnjë dyshim kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, do të lë koalicionin LAA.  Ai beson që Pacolli do t’i përmbahet marrëveshjes.

“Besoj që z.Pacolli i përmbahet marrëveshjes që kemi arritur”, u shpreh Mustafa.

Të mërkurën kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur gatishmëri që të mos bëhet pengesë për daljen e Kosovës nga kriza politike.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se partia e tij, interesin e Kosovës dhe të qytetarëve e kanë në rend të parë, duke bërë thirrje që të mos vazhdohet me bllokim sidomos nga LDK-ja dhe VV-ja.

Pacolli, madje u përmendi këtyre partive edhe afatin prej 10 ditësh për krijimin e institucioneve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?