Policia jep detaje për djegien e autobusit me turistë kosovarë, tregon a ka të lënduar (Video)

Policia jep detaje për djegien e autobusit me turistë kosovarë, tregon a ka të lënduar (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Milot- Kukës, ku raportohet se një autobus plot me turistë nga Kosova është përfshirë nga flakët. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, sesi autobusi ka mundur të marrë flakë, por mësohet se zjarri ka shpërthyer teksa mjeti ka qenë në ecje. Deri në […]

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Milot- Kukës, ku raportohet se një autobus plot me turistë nga Kosova është përfshirë nga flakët.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, sesi autobusi ka mundur të marrë flakë, por mësohet se zjarri ka shpërthyer teksa mjeti ka qenë në ecje.

Deri në këto momente nga të dhënat paraprake të policisë, mësohet se nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje. Mësohet se të gjithë personat kanë dalë nga autobusi dhe fatmirësisht nuk ka patur probleme shëndetësore për asnjërin prej tyre.

Policia tashmë ka nisur hetimet dhe dyshon se flakët kanë ardhur për shkak të një defekti teknik.

Zjarrfikësja ka ardhur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur fikjen e autobusit, i cili është djegur tërësisht.

Video eshte publikuar nga Panorama

Kurbin, informacion paraprak:

Me datë 26.08.2017 , është marrë njoftim se në Fushë – Milot, ka marrë flakë një mjet autobus i Kosoves.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe zjarrfiksja që po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

Nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet aksidentale.

Nga shërbimet e policisë rrugore është bërë devijimi i qarkullimit rrugor në aksin e vjetër rrugor Milot – Lezhë dhe Milot – Laç deri në përfundim të veprimeve hetimore në vendngjarje si dhe në shmangie të trafikut.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

http://www.dailymotion.com/video/x5yaka7

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?