Policia bastis një prej klubeve më të njohura të natës në Prishtinë, ja çfarë ndodh

Policia bastis një prej klubeve më të njohura të natës në Prishtinë, ja çfarë ndodh

  Mbrëmë, Policia e Kosovës ka bastisur çdo cep të ZoneClub dhe mbi 3 mijë njerëz që ishin prezent. Mirëpo, pas gjithë këtij aksioni, Policia e Kosovës nuk ka gjetur asgjë të kundërligjshme. Për bastisjen që ka ndodhur mbrëmë dhe gjithë rrëmujën që ka ndodhur aty, Zone e ka bërë një njoftim zyrtar në faqen […]

 

Mbrëmë, Policia e Kosovës ka bastisur çdo cep të ZoneClub dhe mbi 3 mijë njerëz që ishin prezent. Mirëpo, pas gjithë këtij aksioni, Policia e Kosovës nuk ka gjetur asgjë të kundërligjshme.

Për bastisjen që ka ndodhur mbrëmë dhe gjithë rrëmujën që ka ndodhur aty, Zone e ka bërë një njoftim zyrtar në faqen zyrtare në Facebook.

Më poshtë është postimi i plotë i Zone:

NJOFTIM:

Klientë të nderuar,

Siç e dini, mbrëmë Zone Club ka qenë target i një operacioni të bastisjes nga Policia e Kosovës. Ne si menaxhment i Zone Club ju kërkojmë falje për shqetësimin dhe përfundimin e ndejës para kohe, pa fajin tonë.

Zone Club ka qenë dhe do të jetë partner i ngushtë i institucioneve të shtetit, për çdo lloj bashkëpunimi që iu nevojitet prej nesh. Ne si Zone, me sipërfaqe prej 950m2 dhe mbi 3000 klientë brenda, ku secili nga ta u kontrollua, e bashkë me ta edhe çdo cep i klubit, ndjehemi krenarë për punën tonë dhe mburremi me secilin nga ju që në përfundim nuk është gjetur asgjë. ZONE E PAQTË SI LOTI.

Edhe pse është prishur ndeja mbrëmë, kjo dëshmon që përveç ndejave më të mira që bëhen në Ballkan, Zone mbetet një vend shumë I SIGURT, që e ka për synim vetëm argëtimin, siç e dëshmoi edhe rezultati i operacionit të mbrëmshëm.

Menaxhmenti i ZoneClub kërkon nga Policia e Kosovës që të rikonfirmojë pastërtinë ligjore të klubit.

P.S. Duke qenë se para Zotit dhe ligjit të gjithë jemi të barabartë, mbrëmë, disa nga pjesëtaret e Policisë së Kosovës, e keqpërdorën detyrën zyrtare duke vepruar në mënyrë të kundërligjshme ndaj menaxhmentit të Zone, stafit dhe klientëve, dhe për këtë ne do të ushtrojmë të drejtën tonë ligjore.

Zone, si çdo natë tjetër, vazhdon me ofrimin e spektakleve. Join us tonight, we are about to fly high.

ZONE IS BIG

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya